Familjet e nxënësve qe përfitojnë mbështetje buxhetore për blerjen e teksteve shkollore për vitin shkollor 2019 - 2020 do te jenë si më poshtë:
I. Nxënësit e klasave I-V do t’i marrin tekstet falas, në përdorim.
II.Kategorite përfituese janë si më poshtë:
1. Nxënësit që gëzojnë statusin ligjor të jetimit
Dokumentacioni i nevojshem:
- Certifikate familjare
- Vertetim per statusin e jetimit leshuar nga ministria perkatese.
2. Nxenesit që vijnë nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe pagesë papunësie (asistence) nga zyrat e punësimit
Dokumentacioni i nevojshem:
- Certifikate familjare
- Vertetim per ndihmen ekonomike
3. Nxenesit qe vijnë nga familje që kanë në përbërje të tyre anëtarë me aftësi të kufizuara, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të aftësisë për punë (KMCAP – së) - Sipas pikes 3, neni 7, ligji 9355, date 10.03.2005
Dokumentacioni i nevojshem:
- Certifikate familjare
- Vendimi i KMCAP
- Fatura tatimore e blerjes se teksteve
4. Nxenesit qe vijnë nga familje ku kryefamiljari përfiton pension invaliditeti shteti
Dokumentacioni i nevojshem:
- Certifikate familjare
- Vertetimi per pension invaliditeti
- Fatura tatimore e blerjes se teksteve
5. Nxenesit qe vijnë nga familje ku kryefamiljari përfiton pension pleqërie shteti dhe ka fëmijë në ngarkim të cilët janë pa të ardhura.
Dokumentacioni i nevojshem:
- Certifikate familjare
- Vertetimi per pension pleqerie
- Vertetim per ÇDO pjesetar te familjes qe eshte ne shkolle ose i papune.
- Fatura tatimore e blerjes se teksteve
6. Fëmijët romë dhe egjiptianë, nga klasa VI–IX.
7. Fëmijët e policëve të rënë në detyrë
Dokumentacioni i nevojshem:
- Certifikate familjare
- Statusi perkates
8. Çdo fëmijë që është i treti e më lart në radhën e shkollimit të fëmijëve të së njëjtës familje.
Dokumentacioni i nevojshem:
- Certifikate familjare
- Vertetimi per dy femijet e pare qe janë në shkollë
Cmimi i blerjes së teksteve shkollore mbulohet 50 % nga buxheti i vetë institucionit apo shoqërisë ku punon prindi:
1. Për nxënësit e arsimit 9–vjeçar që vijnë nga familje ku kryefamiljari është i punësuar në institucionet publike buxhetore dhe jobuxhetore të pushtetit qëndror apo vendor, si dhe në shoqëritë me kapital shtetëror, me pagesë mujore bruto 30.000 (tridhjetëmijë) lekë në muaj dhe nuk ka anëtarë të tjerë të familjes të punësuar në sektorin publik ose të vetëpunësuar në sektorin privat.
Kjo kategori duhet te interesohet prane qendres se vet te punës.
Comments