top of page
Search

Libri "Magjia e natyres" e Kristo Kauri

nga Pajtim Çaushi



Më ndje Kristo!...


Në morinë e botimeve me skarcitete dëlire, vendimi per leximin e një libri të ri që blen apo të falin vjen disi vonë. Këtë ta shton edhe më shumë tollovia e shkrimeve në fb apo botimeve me superlativa për çdo kallaj që mundohen ta shesin si flori.


Edhe une kështu me librin e Kristo Kaurit "Magjia e natyrës". Mendimi se një inxhinier i suksesshëm i pyjeve s'mund të jetë edhe një shkrimtar interesant më bëri të vonoj nisjen e leximit të librit. Megjithatë e nisa një ditë duke ndenjur mbi stolin tim plastik të plazhit...

Eh, gabova!... Më ndje autor i nderuar!


Ule kokēn para librit!...


Lexojmë libra letrarë të ndryshëm shqiptarë apo të huaj. Mbyllim faqen e fundit, lëshojmë një pasthirmë kënaqësie apo keqardhje, të nesëmen e kujtojmë pak dhe të pasnesërmen harrojmë ç'kemi lexuar.


Por nuk ndodh kështu me vëllimin me rrëfenja të autorit Kristo Kauri. Nuk jane rrëfenja nga mite e legjenda, nga përralla e të dëgjuara. Jo, është e vërteta e faktuar e historisë apo ndodhi të përditshmërisë që ju të dashur lexues ose nuk i keni ditur, ose s'i keni vërejtur!

Ja, përgjigjuni nëse mundeni:


A e dini se ne jemi përdite pranë bimës ku Prometeu fshehu zjarrin që u vodhi hyjnive dhe ua dhuroi njerëzve?

A e dini se kjo bimë quhet Kopra gjigande në shqip?

A e njihni bimën që përdori paria e Athinës për të helmuar babain e filozofisë europiane, Sokratin proverbial?

Nuk e dini që kjo bimë quhet Kakuda e në shqip i themi Helmëza të cilën e kemi në kodrat e fushat e fshatrve tona?

Vallë a e njohin ndryshe mësuesit e letërsise Gëten, kolosin gjerman të letrave, autorin e Verterit e të Faustit?

A e dinë ata dhe nxënësit që mësojnë në shkollat ku punojnë se Gëte është paraardhës dhe mësues i Darvinit dhe i teorrisë së tij të evolucionit?...

Etj... etj...

Une nuk i dija dhe të gjitha sa shënova më sipër i mësova nga libri Magjia e natyrës e diturakut sarandiot Kristo Kauri.


Rrëfimi


Eshte moda sot e te hequrit sikur modern e modernistë. Dhe mjeranët zhgarravitës s'lenë forma shkrimore pa provuar, ngatërruar e shëmtuar për t'u hequr si te tille!

Te shkretët mjeranë!... Le të shohin Kriston!

Rrëfen thjeshtë, bukur, pa sforcime për figura e shterzime moderniteti. Ngjarja rrjedh natyrshëm njëlloj si fëshfërima e drurëve të pyllit, po ashtu si mërmërima e valëve të detit.

Edhe të keqes autori i flet bukur. Me eufemizmin e tij ai mundohet të mos i nevrikosë fshatarët që rrëmbyen sopatat për të prerë rrepet e Karahaxhit apo për të dëmtuar ekualiptet e Sarandës.

Se fjala e bukur zbut edhe arushën, thonë miqtë e tij të rinisë, malesorët e Tropojës.

Për sa shënova janë shumë pak për këtë libër të domosdoshëm për bibliotekat e të gjithëve, por janë mbresa momentale. Mbase në të ardhmen unë apo dikush tjetër do bëjë një zbërthim më të plotë të vëllimit.

Faleminderit Kristo, që më mesove shumë të paditura me librin tënd të vyer, Magjia e natyrës!

Comments


bottom of page