Lojërat janë objekt kalimtarë në jetën e fëmijëve mes fantazisë dhe kënaqësisë së tyre, mjaft i rëndësishëm në zhvillimin fizik dhe mendorë dhe socializimin e tyre.
Ato llogariten si parakusht i nevojshëm në shkollimin e mëtejshëm të fëmijëve!
Lodrat për nga shumëllojshmëria, komercialiteti, rëndësia e tyre emocionale,edukative dhe sociale,janë bërë fenomen shoqërorë me ndikim të pamohueshëm në psiqikën e fëmijëve.Prandaj,përzgjedhja me kujdes e tyre llogaritet mjaft e rëndësishme në formësimin e personalitetit të fëmiut.
Lodra është element që i mundëson fëmiut bartjen e fantazive të tij në veprimtarinë e quajtur lojë ,si element I fuqishëm i jetës psiqike fëmijërore në mënyrë që të arrijë kënaqësinë e tij,e njohur kjo si”rregulli I kënaqësisë”,i cili shpeshherë bie ndesh më “rregullin e realitetit”që dominon në botën e të rriturve.
Dmth fëmiu është qenie që fantazon dhe këtë fantazi ai e derdh në lojë.Aty ai i lëshohet ëndërrimit ditorë dhe shpeshherë për arsye që të menaxhojë mbi ndjenjen e pasigurisë dhe pafuqisë të cilën e përjeton.
Shumë herë aktiviteti i lojës së tij përkon me aktivitetin e ëndrrës së tij gjatë gjumit.
Dmth,loja është “PLOTËSIM HALUCINATORË I DËSHIRAVE TË TIJ”.
Prandaj,përzgjedhja e lodrave nga ana e prindërve duhet të përmbush kushtin që ato të stimulojnë aftësimin e fëmijëve në përputhje me moshën ,për të menduar,parashikuar ,projektuar dhe fantazuar raportet e tyre me rrethin dhe rrethanat.
Kalimi nga “rregullat e kënaqësisë “me “rregullat e realitetit”,në përputhje më moshën manifestohen me zgjedhje të reja të lodrave dhe lojërave dhe gjithmone zgjedhen ato që zëjnë vënd të rëndësishëm në jetën emotive të fëmiut.
Nuk ka rëndësi në janë firmë e njohur apo jo,zgjidhni ato që stimulojnë zhvillimin e personalitetit të lirë dhe autentikë të fëmiut,ato që stimulojne raportet shoqërore,zhvillimore(edukative),imitative,iniciativa,krijimtaria,gjykimi dhe përgjegjësia si faktorë jashtëzakonisht të nevojshëm për jovetëm krijimin e relacioneve me të tjerët.
A EKZISTON LODRA IDEALE?
Po ekziston!
Ajo është vet fëmiu i inkuadruar në lojën e përbashkët familjare si kryepersonazh.
LOJA ËSHTË MËNYRA MË E MIRË E TË MËSUARIT !!!
Sukses!
Comments