top of page
Search

Lulja që çeli në të keq

Nga miremengjes.net

Veprimtaria ndërkombëtare e Klubit të Krijuesve Jonianë "TRIREMA POETIKE - edicioni XIV" e peruroi ekzistencen e vet pergjatë këtij viti ndryshe me promovimin të botimit: "Antologjia Poetike e Krijuesve Bashkëkohorë".

Përurimi u zhvillua më datën 3 tetor 2020 në mjediset e bar - kafe-së së Hotel Sejko.

Në fjalen e Kryetarit te Klubit, shkrimtarit Pajtim Çaushi, u theksuan vështirësitë e organizimit dhe triumfin mbi të gjithë gardhet shëndetësorë, financiarë e psikologjikë që u krijuan.

Antologjinë poetike ai e përqasi me vëllimin "Lulet e së Keqes" e prijësit të simbolizmit francez, Sharl Bodler duke bërë analogjinë jo në kuptimin e luleve që lindin nga e keqja, por lulet qe lulëzojnë në të keq.

Njëherazi shprehu falenderim për gjithë anëtarësinë pjesëmarrëse duke veçuar ndihmesën e madhe tl poetëve: D. Malo e V. Zafirati që ndihmuan për realizimin me sukses të Antologjisë, duke sjellë në shqip disa poetë bashkëkohës të botës.

Pjesët u interpretuan bukur nga gjimnazistet e Sarandës: Tea, Leticia, Anxhela, Ina dhe mësuesja e tyre, poetja Irena Gjoni.

Ishte një veprimtari sfide ndaj së keqes që mundi të japë frutin e saj me shije artistike dhe estetike.




Comments


bottom of page