Luljeta Bozo flet për situatën e tërmeteve në vend. Sipas inxhiniere Luljeta Bozo, Shqipëria ndodhet në një zonë ku gjithë kohën do lëkundemi, prandaj njerëzit duhet të mësohen me këtë gjë. E ftuar në programin “Historia ime”, në TV Klan, ajo tha se lëkundjet që mund të ndodhin në vijim nuk do të jenë aq të fuqishme sa tërmeti i 26 nëntorit.
Edhe njerëzit do të jenë shumë të qetë, do ta marrin me shumë qetësi. Një gjë duhet të kenë shumë kujdes, se kur bie, e kemi thënë jo një herë, por një mijë herë, derisa nuk ka dalë asnjë shkencëtar, ose asnjë institucion që ta parashikojë të saktë kur bie. Por një gjë e kemi në dorë, që neve të dimë se kush është masa e parë po na zuri në shtëpi, apo në punë kudo që të jetë, çfarë duhet të bëjë njeriu, e para.
Dhe e dyta, atje ku do të vendosë gjithë investimet e vetë jetës së vetë, që është shtëpia, të mos futet në shtëpi që nuk janë të sigurta."-përfundoi ajo.
/BURIMI "GAZETA PANORAMA"
Comentarios