top of page
Search

LULJETA BOZO, Perse jo drejtuese e rindertimit dhe ndertimit?Nga Tanush Caushi

Updated: Jan 3, 2020

Ate dite kishim Laborator ne gjeoteknike, i cili zhvillohej tek zyra ku qendronte profesore Luljeta.

U fiken dritat dhe kjo gje na zuri ne befasi. Po diskutonim qe ta shtynim laboratorin. Profesorja ishte duke shfletuar literature dhe sa pa humbur kohe ndezi qiririn dhe vazhdoi te lexonte.

Eshte njeriu me punetor qe kam njohur ndonjehere, por edhe me e thjeshte po te marresh parasysh bagazhin enciklopedik qe ajo ka.

Ne nje interviste te saj profesorja e njohur qe ka nxjerre breza te tere Luljeta Bozo shpjegoji me shume detaje rreth jetes se saj. Tashme ajo eshte kthyer me shume e njohur sesa opinionistet shqiptare. Te gjithe e degjojne me vemendje dhe pa ja nderprere fjaline sic ndodh rendom neper debate. Ishte pikerisht Prof.Dr. Luljeta Bozo që u shfaq pas tërmetit te 26 nëntorit 2019 si nje rrufe ne qiell te hapur.

Nga halli apo nga frika qe i zuri mediat u detyruan me ne fund te pyesnin specialistet. Deri pa ardhur halli i termetit ajo dhe shume te tjere nuk ekzistonin. Nderkohe qe opinioni orientohet jo tek vlerat dhe tek shkencetaret,por tek numri i te dashurave te nje personazhi vip. Me shume diskutohet per silikonin sesa per profesoret dhe shkencetaret. Po Zoti e deshi te kujtoheshin edhe per keta njerez qe kane zhvilluar e po zhvillojne vendin.

Ndersa nje gazetare po e pyeste si e habitur ne shtator se perse ajo nuk kishte dale ne media. Ajo ju pergjigj me xhentilese se ne dasem nuk shkohet pa ftuar. Por ,perseri politika pati frike nga ngritja e specialisteve ne pozite. Perse si Minister i fushes se ndertimit apo i rindertimit te mos ishte nje specialist nga fusha e ndertimit sic eshte Luljeta Bozo? INTERVISTA

Ajo ka 54 vite punë si inxhiniere ndertimi. Profesorja ne intervisten e saj tregoi se si nisi studimet, ne nje fushe jo qe kish qene endrra e saj. Ja si shprehet ajo per kete ceshtje:

“Fizikën e kam pasur shumë qejf edhe në rininë time kisha qejf të isha gjeologe pasi kisha shumë qejf të ngjitesha malit. Këto ishin ëndrrat e rinisë. Në kohën tonë nuk para shpreheshin shumë dëshirat, caktoheshin. Unë dhe shoqja ime e ngushtë ishin dy studente shqiptare në institutin e arkitekturës në Moskë. Në atë kohë këtu nuk përgatiteshin arkitektë. Është për të qeshur se unë që shkova për arkitekturë nuk dija të bëja vizatim, fare po fare. Edhe vizatimin teknik në shkollë ma bënte vëllai se ai kishte mbaruar poltikenikumin dhe ai më bënte vizatimet. Por aty ishte marrëveshje që ne do të shkoni atje, bënim apo jo.

Ne na dhanë kokën e Apollonit ta vizatonim për 4 orë. Ne rrinim shikonim njëra tjetrën dhe qeshnim se çfarë do bënim. Nuk dinim… Kur sa iku ai instruktori vijnë studentët e vitit të tretë. Ne rusishten e dinim shumë mirë, sepse gjuhë ruse në shkollën e mesme na i bënte një ruse. Erdhën ata, pam pam… Për tre minuta dhe shkuan në punën e vetë. Vjen instruktori pas gjysmë ore: Shumë mirë vajza tha, e keni bërë shkëlqyeshëm. Ne drejt e drejt: nuk e kemi bërë vetë! Ai bëri sikur nuk dëgjoi.

Na merr ai ato vizatimet e tona na çon tek Zv.dekani. Edhe ky tha shumë mirë i keni vizatuar, ne po i thamë prapë nuk i kemi bërë vetë. Nuk ka problem tha, ju do ti mësoni të gjitha këto dhe kjo ishte kaq e vërtetë sa që njeriu kur do i mëson që të gjitha. Unë që nuk dija të vizatoja as një kokërr mollë, në fund të vitit të parë punën time e mbajtën si vizatimin më të mirë të grupit”.

Sa i përket situatës pas tërmetit dhe zonave më të god. itura, profesoresha Luljeta Bozo tha: Unë kam vite e vite me radhë që them na ruajt Zoti nga tërmeti se nuk dihet se çfarë do bëhet, në plazhin e Durrësit, në kënetë dhe disa ndërtime të tjera.

Mikro-zonimi i parë është bërë i Durrësit, është vendi që ka vuajtur më shumë nga tërmetet. Tre herë është groposur, atje mund të bien dhe tërmete deri në 9 ballë me shkallën e vjetër. Kurse me këtë të renë, 8.5 është e mundshme, që është katastrofik. Është një tërmet që përsëritet në një periudhë kohore shumë të gjatë.

Ku është problemi me ndërtimin në Shqipëri?

“Ne kemi shumë probleme, shumë rreziqe natyrore, më i fri. kshmi është tërmeti. Megjithatë pak a shumë dihet në Shqipëri kush janë zonat me aktivitet të lartë sizmik. Durrësi nuk duhet të zbrazet por duhet të ndërtohet mirë. Rreziku i dytë janë rrëshqitjet e njëpasnjëshme. Ka mundësi që plani i rrëshqitjes të jetë 60 metra thellë, e nuk ka masë inxhinierie që e pengon atë. Rreziku i përmbytjeve, pasi gjithë sistemi i kullimit, i prishëm të gjithë. I hoqëm gurët për të bërë shtëpi.

Rreziku i fundit i zjarreve, që në shumë raste janë nga pakujdesia mos themi të qëll. imshme por që prishin gjithë ekosistemet”. Vazhdon të punosh për ditë? Jo për ditë, por me “regjim gjermani”. Në 4 e një çerek zgjimi. Tërmeti mua më gjeti zgjuar. Shpirtërisht isha përgatitur që do vinte ky tërmet. Në orën 5 marshimi, një orë, 5 km.

Po nuk bëra 5 km në mëngjes nuk kthjellohem. Ajo më ftillon, veç që bëj lëvizje bëj plane, meditoj. Se nuk ka dhe njeri është e qetë Tirana.

Nga ora 6 deri në 7, çfarë bëhen ato të mëngjesit dhe ne 7 e çerek unë dal dhe iki në punë, tek universiteti Polis.


Të hënë të martë dhe të mërkurë kam nga tre orë mësim dhe mbaroj nga ora 1. Pastaj kthehem, do haj drekën. Një herë në ditë haj. Vetëm drekën. Pastaj filloj turnin e dytë në shtëpi. Kafe pi shumë… po merrem me shkrime, tani kam në dorë dy libra. Vetëm 5 orë gjumë bëj.

Commentaires


bottom of page