top of page
Search

Lypësi dhe biznesmeni !!! nga Anila Kalleshi

Diku në një qoshe të metrosë, ndodhej një djalë i brishtë, i cili shiste lapsa, por njëkohësisht edhe lypte. Pranë tij kaloi një biznesmen, i cili i la një dollar në dorë dhe hyri me nxitim në tramvaj.

Biznesmeni u mendua një çast, doli sërish nga tramvaji, iu afrua djaloshit, mori një laps plumbi dhe me një gjuhë keqardhjeje i tha se kishte harruar të merrte lapsin që donte të blejë. Mandej, i tha: “Ti je biznesmen si unë dhe ke mallra për të shitur me çmim tepër të favorshëm.”

Pasi erdhi tramvaji i radhës, ai u largua. Disa muaj më vonë, në një ceremoni të madhe, një operator shitjesh i veshur mirë dhe xhentil, iu afrua biznesmenit në fjalë dhe i tha: “Jam i bindur se nuk ju kujtohem.

Edhe pse nuk jua di as emrin, unë nuk mund t’ju harroj sa të jem gjallë. Ti je personi që më ktheu shpresën e humbur dhe respektin për veten. Unë kam qenë lypës dhe njëkohësisht shisja ndonjë laps rrugëve të qytetit.


Derisa erdhët ju dhe më thatë se edhe unë isha biznesmen.” Një burrë i mençur thotë: “Shumë njerëz kanë arritur më shumë sesa mendonin se mund të arrijnë.

Kjo, sepse dikush tjetër besonte se ata i kanë aftësitë e duhura për këtë.”

Comments


bottom of page