(miremengjes.net)
Magjia e neurogjenezës: Si të ndihmoni trupin tuaj të krijojë qeliza të reja të trurit
Ushtrime te lehta fizike te perditshme
Gjume i bollshem dhe i mjaftueshem
Ushqim i shendetshem
Shumë njerëz mendojnë se truri i tyre në moshë të rritur nuk është i aftë të gjenerojë qeliza të reja. Edhe pse procesi i plakjes ose konsumi i madh i alkoolit mund të kontribuojë në përkeqësimin e shëndetit të trurit, realiteti është shumë më kompleks. Për një kohë të gjatë, besohej se në trurin e të rriturve nuk mund të rigjenerohen dhe zëvendësohen qelizat nervore të dëmtuara. Në vitin 1998, dyshja shkencëtarëve Peter Eriksson nga Suedia dhe Fred Gage nga SH.B.A. prezantuan zbulimin e tyre se qeniet njerëzore janë të afta të rritin qeliza të reja të trurit gjatë gjithë jetës së tyre. Lindja e neuroneve nga qelizat burimore quhet neurogjenezë dhe tek foshnjat për shembull, ky proces më së shumti bëhet para se ato të lënë barkun e nënës së tyre. Kurse pas lindjes, neurogjeneza është e kufizuar në dy fusha: Zona Olfaktive - një strukturë e pjeses ballore trurit përgjegjëse për nuhatjen. Hippocampus - një zone brenda lobit temporal të trurit (mbi pjesen e veshëve) e cila është i rëndësishme për të mësuar, për formimin e kujtesës, për rregullimin e emocioneve dhe për orientimin hapësinor. Në pacientët me sëmundjen e Alzheimerit, për shembull, hipokampusi është një nga zonat e para që preket. Hipokampusi është i lidhur edhe me shumë çrregullime të tjera mendore. Studimet për lidhjen midis neurogjenezës dhe depresionit tregojnë se prodhimi i qelizave të reja të trurit është i dëmtuar në pacientët me depresion. Zbulimi i procesit te neurogjenezës tek individët e rritur ka ngritur pyetjen se si mund të inkurajojmë drejtpërdrejt zhvillimin e neuroneve të reja. A është e mundur të shërojmë trurin tonë? Hulumtime dhe studime që janë kryer pas zbulimit dëshmojnë se ne me të vërtetë mund të luajmë një rol aktiv në promovimin e prodhimit të qelizave të reja të trurit. Sipas gjetjeve më të fundit, ju mund të rritni neurogjenezën nëse i kushtoni vëmendje këtyre faktorëve: USHTRIME AEROBIKE
Nëse vendosni të shkoni për një vrap apo një ecje sot, jo vetëm që do të përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithshëm, por gjithashtu do të ndihmoni trurin tuaj të prodhojë qeliza të reja të trurit. Sipas një studimi te minjtë e publikuar në vitin 2016 në Journal of Physiology, ushtrimet fizike rritin neurogjenezën nëse kryhen ne menyre te vazhdueshme. Shkencëtarët besojnë se efektet e ushtrimeve fizike kanë një ndikim pozitiv në procesin e neurogjenezës në trurin e njeriut. KUFIZIMI I KALORIVE Asgjë nuk është më e vërtetë sesa thënia: "Ju jeni ajo cfarë hani." Përbërja e dietës tuaj nuk është e rëndësishme vetëm për trupin, por edhe për shëndetin tuaj mendor. Në vitin 2009, Doris Stangl dhe Sandrine Thuret publikuan gjetjet e tyre të hulumtimit se si dieta jonë ndikon në formimin e qelizave të reja në trurin e njeriut të rritur. Sipas këtyre, dieta mund të ndikojë në neurogjenezën në katër nivele: përmes kufizimit të kalorive, frekuencës së vaktit, strukturës së vaktit dhe përmbajtjes së vaktit. Studimet tregojnë se ulja e kalorisë çon në një jetëgjatësi të zgjatur, rrit ndjeshëm prodhimin e neuroneve të reja dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve neurologjike, të tilla si goditja ne tru, sëmundja e Alzheimerit ose sëmundja e Parkinsonit. Eksperimentet me brejtësit treguan se efektet pozitive të kufizimit të dietës mund të arrihen si nga ulja ditore e kalorisë (50-70% e dietës normale) ashtu edhe nga agjërimi i ndërprerë (orari i alternuar i ngrënies dhe agjërimit). Shkencëtarët japonezë shkuan edhe më larg dhe treguan se cilësi e ushqimit gjithashtu bën disa ndryshime. Dieta me ushqim të butë, sipas tyre, mesa duket e dëmton neurogjenezën, në krahasim me ushqimet që kërkojnë përtypje, edhe pse gjithë mekanizmi ende nuk është plotësisht i qartë. DIETA ME YNDYRNA TE ULETA Përveç konsumit të ulët të kalorive, faktor i rëndësishëm për stimulimin e neurogjenezës është proporcioni dhe lloji i yndyrës në dietën tuaj. Testet laboratorike tregojnë se konsumimi i tepërt i vakteve që përmbajnë sasi të larta të yndyrës së ngopur (produkte yndyrna shtazore, vaj kokosi, vaj palme) ul ndjeshëm numrin e qelizave të krijuara rishtazi në hipokampus. Ekzistojnë shumë prova që vërtetojnë lidhjen midis një diete të pasur me yndyrna të ngopura dhe neurogjenezës së zvogëluar, si edhe rrezikut të çrregullimeve depresive dhe ankthit. Në thelb, do të thotë që shumë gjalpë, djathë, proshutë, ose Nutella mund të çojnë jo vetëm në mbipeshë dhe në sëmundje kardiovaskulare, por edhe në dëmtimin e trurit. Nga ana tjetër, lloji i yndyrës gjendet tek salmont, peshku ton, arra ose farat e lirit - acide yndyrore omega 3 - ka treguar se promovon prodhimin e neuroneve të reja. Këto lëndë ushqyese janë të rëndësishme për të gjithë trupin tonë në mënyra të ndryshme, por ato luajnë një rol vërtet kritik në zhvillimin dhe funksionimin e trurit tonë. Disa studime tregojnë madje se efekti i dobishëm i acideve yndyrore omega-3 në neurogjenezën e hipokampusit mund të ndihmojë në trajtimin dhe parandalimin e dobësimit të kujtesës në lidhje me moshën, depresionin ose çrregullimet neurodegjeneruese, siç është sëmundja e Alzheimerit. Nëse hani ushqime të pasura me acide yndyrore omega-3, ju vërtet ndihmoni trurin tuaj të funksionojë mirë. Sipas disa studimeve, neurogjeneza mund të përforcohet gjithashtu nga substanca të caktuara dietike, të tilla si flavonoid-et, që gjenden në boronica dhe kakao, resveratroli, që gjendet në verën e kuqe, ose kurkumin, që gjendet në erëzën e shafranit. Kështu që një gotë kaberneti, një pickim me çokollatë të errët ose një tas me turmerik mund të jenë një trajtim i këndshëm për trurin tuaj. Përkundrazi, eshte verejtur se privimi kronik i gjumit dhe stresi pengojnë prodhimin e qelizave të reja të trurit tek të rriturit, gjë që nga ana tjetër shkakton përkeqësim të funksioneve tona njohëse dhe shëndetin e përgjithshëm mendor. Shpesh, ne kërkojmë ilaçe të forta, në vend që të zgjedhim ushqim më të mirë dhe disa orë më shumë gjumë. Të qenit në kontroll të jetës sonë fillon me kontrollin e trupit tonë. Eshtë fantastike të kuptojmë se ne mund ta ndihmojmë shëndetin e trurit tonë duke dërguar oksigjen të mjaftueshëm dhe ushqyesit e duhur tek qelizat e tij.
https://mindfulentrepreneurship.com/
Comments