Nga Pajtim Çaushi*
A e dini se duke ndjekur paradoksin shpesh e kapërcen cakun dhe hyn në arën me maska komediane te groteskut?
Në anën tjeter nëse e shpleks gershetin e groteskut dhe heq masken e komedianit bie ne batakun e të shëmtuarës dhe të së ultës?
Dhe atëherë nis maratona e delirit dhe e dëshirês për t'u ulur në poltronin e gjykatësit pseudo dhe bën gjyq pasi e ke varur viktimën. Kuptohet, kjo vijon si tek maratona e atletikës antike në formën e garës për t'u bërë gjykatës i Atdheut e atdhetarëve. Dhe ja...
Emisioni televiziv:
- A ja vlen të jesh shqiptar?
Përgjigjet Naim Frashëri:
- Ti Shqipëri me ep nder, më jep emrin shqiptar! Një shprehje mode e "analistëve": - Mos harroni, ne jetojmë në një fshat më të humbur të Europës.. Pergjigjet Fan Noli: -Ç'është ajo e ve, e gjorë, MBRETËRESHË PA KURORË? Një tjetë shprehje mode: - Shqiperia, kjo provinca jonë e mjerë otomane... Pergjigjet Sami Frashëri: - Ta bëjmë Atdheun tonë si perëndimasit se europianë jemi. Thirrja e një sharlatani me studio: - Ikni nga ky vend i nëmur, mos e ktheni kokën pas kurrë!.. Përgjigjet poeti brilant Azem Shkreli: - Atdheu është Itaka jote... "Këshilla" e prindit për djemtë emigrantë: - Fshiheni identitetin tuaj, mos thoni se jeni shqiptar! Përgjigjet at Gjergj Fishta: ... perqark kësaj rrotullie si Shqipnia një vend nuk ka! Thirrja e një politikani për maturantët: - Bojkotoni shkollat tona të larta, kioskat që shesin diploma!... Pyet dikush nga jugu i vendit: - Ti që fryhesh me paga e tendera nga taksat tona, pse s'lufton te forcohen shkollat tona?
Dukje të tjera: Një shqiptar që u bë pronar duke mashtruar e vjedhur shqiptarët për tridhjetë vjet, tani e quan veten QIRJE dhe i ka shtuar prapashtesen is emrit te mēparshēm. Dikush sheh në shetitore njē mace që vrapon pas pëllumbave dhe bërtet sikur eureka: "Kapeni, duket që është maç shqiptar se vetëm ata i gjuajnë pëllumbat"! Grotesku arrin kulmin tek shprehjet idiote lapidare ne ekrane që të kujtojnë llomotitjet e Shvejkut të famshëm: - Pse ore, male janë këta shkurtabiqet tanë?... Eh, male ka Zvicra me majën në re, jo ne!
- Ja, themi edhe ne se kemi det!... Pse, det është ky sa një vërr?... Det ka greku sa s'ka ku ta vërë! - Thonë të tjerët që kanë lumenj, themi edhe ne!... Pse ore lumenj janë këta rrënjëdalë?... Lumenj ka bota me ujë, me dallgë e rungalë!
Fryhen sa derdhin, pëllasin e tjerrin, gëlltisin e vjellin, fyejnë e vjedhin... Llapin nga del nevoja, e stërpjerdhin nga goja!
Shkrimtar dhe Drejtor i Portalit miremengjes.net
Comments