top of page
Search

Mars, Gëzuar! Nga Hekuran Halili

Sot është 1 Mars. Gëzuar të gjithëve Marsin, muajin e pranverës, muajin e festës së gruas dhe shkollës shqip! Dëshirat e moshës tonë janë të çuditëshme!

Se di nga më lindi sot kjo dëshirë , të bëj një staus për Marsin, ashtu siç më çuditi fakti, që nuk i rrezistova dëshirës për ta ndarë me Ju atë. Ka ardhë pranvera viseve të mia të jugëta, kanë çel lule bajamet, lëndinat, ka nis të buis bar i ri, gjeth i ri, filiz i ri, shpresë e re... Bota, natyra, ka nisë rilindjen , rit që e ka shoqëruar që kur u nis. Por statusi im, nuk ka të bëjë me këtë rit ripërtritje jete, por me Jetën tonë. Ja disa mësime që më ka dhënë ajo: - Jetën ta mëson Jeta. -Jeta dhe shëmbulli i prindit. -Pas tyre vjen mësuesi, shkolla, shoqëria.

-Libri dhe i gjithë aparati informativ ,që tani është bërë kaq i fuqishëm dhe i shumë llojt, vinë më pas. Natyrisht, ky është konkluzioni im ,nga jeta ime e jetuar deri tani. Nisur nga sa sipër përmënda,sipas meje gjithmonë, prindi tri gjëra ka në dorën e vet, për t’i dhënë fëmijës si mësim për jetën: -E para, është sjellja e tij në familje me gruan ose anasjelltas, sjellja e tyre me vet fëmijën, me familjen, të afërmit, me shoqërinë. -E dyta,në sjelljen e tyre ndaj librave, bisedave e komenteve në familje për librat e lexuar , për interesimin e librave që lexojnë fëmijët, nxitjen e interesit të tyre për librin. - E treta, interesimi për një mësues të mirë, shkollë të mirë, shoqëri të mirë...

Gëzuar Marsin e Pranverës, Gëzuar festën e Mësuesit dhe të Gruas , Gruas, që është Nëna e të gjithave, e Jetës, e Shëndetit, e Diturisë....! Gëzuar Njerëz, Mars Gëzuar!!

Comments


bottom of page