Fjalë e lirë marsho, vrapo,
mos frymo, veç ligjëro:
mbyllim pikën, hapim gropën,
uragan e bëjmë gotën.
Shteri e ngeci opozita,
këndon si kokosh pozita:
të gjitha i thamë, i çthamë,
ç'të themi më në ekran?...
Lutemi ne çdo mëngjes:
- Zot, mos na lerë pa pjesë!...
Ja, në orën katër e drodhi,
kuçedra nga deti doli!
Ne rroftë mbreti, poshtë mbreti!
Poshtë tërmeti, rroftë tërmeti!...
Kau thellë nga fund deti
e tundi bishtin sa deshi.
Shpejt, të bëhemi dy grupe,
herë ta futa, herë ma fute,
trashje zërit, tundje gishtit:
herë Profetit, herë Krishtit!
Shajmë Ramën, lart Bashën,
pambukun, por edhe mashën!...
Shajmē Bashën, lart Ramën,
si komedia me dramën!
Ja, kështu e shtyjmë jetën,,
puthim rrenën, nxijmë të drejtën:
gatuajmë, shesim përsheshin,
zbrazim thesin, mbushim xhepin!...
Commentaires