Nga Mirela Çela Jorgo
Kur isha maturante gjithë kohës kisha shqetësim se çfarë te ardhme do të kisha.
Me orë të tëra mbyllesha tek dhoma ime dhe lexoja .
Dëshira ime ishte të vazhdoja për letêrsi . Në përgjithësi këtë degë e kërkonin shume ne atë kohë. Informatika ishte degë e re dhe si e drejtë studimi u jepej nxënësve te shkëlqyer dhe me prirje.
Une nuk i kisha pasion shifrat, por per ironi te fatit e drejta e studimit me doli për matematikë. Im atë nuk ndërhyri per ta ndëruar si degë dhe unë e përfundova atë fakultet , por përgjithësisht letërsia mbeti nje peng.
Letërsia është një fushë ku imagjinata perkthehet ne vargje, rrjeshta te mbushura me shpirt. Inteligjenca dhe intuita per te shkruar bukur gërshetohet me studimin dhe leximin e librave dhe kjo behet duke patur pasion dhe dashuri per librin.
Sot , imagjinata eshte e kufizuar vetëm me materiale te gatshme ne formë filmash dhe dokumentarësh. Shumë pak lexojne dhe është nje mrekulli kur fëmijët ushqejnë dashuri për letërsinë dhe sidomos për librin.
Mund te shohesh edhe komunikimin qe bëjnë nëpërmjet sms-ve për të parë çfare niveli kanë.
Te duash letërsinë do te thotë te duash vendin tënd, gjuhën tende dhe ta njohësh mirë historinë.
Te duash letërsinë është njësoj si të duash të endesh ne një botë magjepsëse te fjalës .
Nëse do të kuptosh çfare ndodh ne shpirtin e nje fëmije apo adoleshenti jepi të përshkruaj nje episod te jetës së tij. Jepi nje material letrar qoftë poezi, prozë te nje shkrimtari te huaj apo shqiptar dhe do te kuptosh çfare niveli përgatitje ka.
Une edhe sot mbaj mend tezën e provimit te matures . Nje nga pyetjet e atij provimi ka qenë zbërthimi që i kam bërë veprës letrare " Njeriu me top" e Dritero Agollit.
Teza e provimit te matures ka patur qartesi dhe permbledhje te te gjithe materialit te lendes se letersise ne 4 vitet e gjimnazit. Kush kishte mësuar sistematikisht as diskutohej 9 apo 10. Edhe nje nxenes nēn mesataren kishte njohuri formimi te letersise shqipe apo te huaj per t' u patur zili ne krahasim me çfare shoh sot.
Sot , termat ne këtë lëndë i kanë bërë çorap .
Teza e provimit fare bukur mund te hartohej nga mësues letersie edhe te nëntëvjeçares dhe jo njerez qe nuk kane lidhje fare me këtë fushë.
Nuk kishte arsye per ta ndërlikuar këtë provim me teste idiote.
Comentarios