Nga Denisa Daka
Mjaftojnë veçse pak minuta që një mjek të të përcjellë një diagnozë fatale e mijëra qeliza të sistemit imunitar fillojnë të vdesin paskësaj!
Fija ku jeta këputet papritur është e padukshme pothuaj në çdo rast.
E për këtë shkak e jo vetëm, qasja e duhur karshi pacientit është "çelësi i suksesit", pa asnjë mëdyshje.
Shoh me kujdes e kureshti në çdo rast marrëdhënien e posaçme mjek-pacient, duke dashur të gjej "solucionin" e duhur ngahera.
Rrekem ta shoh tashmë, por pothuaj nuk e gjej rrotull...!
Kam qënë gjithmonë e një mëndje se pacientët e rifitojnë shëndetin falë zotësisë së mjekut.
Një mjek i mënçur tha dikur, "ilaçi më i mirë për të sëmurët është dashuria"...e nëse nuk mjafton pyeti dikush? "shtoni dozën" u përgjegj mjeku...!
Ky është leksioni i parë që duhet të përçohet në çdo auditor tek mjekët e ardhshëm, tek brezat e rinj.
Shumë herë medikamenti në raste fatale nuk ia del të mundë sëmundjen e rëndë, ndërsa fjala e duhur shton jetë pa asnjë mëdyshje.
Një fjalë e ngrohtë, një shtrëngim duarsh a një përqafim i japin çdonjërit ndodhur në këto kushte fuqinë a forcën për të përballuar të gjithën.
Empatia, mbështetja e suporti moral duhet të jenë urat e komunikimit në çdo rast.
Zhgënjimi, neglizhenca apo çdo fjalë e pamenduar, vret cilindo ndodhur në këto kushte e rezulton fatale pa asnjë mëdyshje.
Mjeku duhet të jetë i pakohë, një mjek që sheh orën për t'u larguar ndërsa pacienti lëngon, një mjek që nuk ngre sytë të shohë pacientin teksa flet, një mjek që nuk është aty në kohën a momentin e duhur kur ndihma e tij është vendimtare, nuk e meriton bluzën e bardhë që ka veshur.
Mund t'i rekomandosh një pacienti ilaçin e "fundit", por teksa i flet vrazhdë a pa vëmëndjen e duhur, medikamenti "gjenial" nuk do të ketë asnjë dobi, siç në një rast tjetër medikamenti mund të mos ia dalë të të suportojë, por fjala a suporti i duhur zgjasin jetë pa asnjë mëdyshje.
Për fatin e keq kjo qasje pothuaj mungon.
Mjekët, "drita në errësire" për çdo pacient, nuk konsiderojnë në shumë raste fjalët a sjelljen "çelës".
Ndërkaq fjala a kujdesi i duhur prevalojne mbi çdo medikament "çudibërës"!
Këto fjalë i them vajzës sime ditë pas dite, e cila me dëshirë e vullnet të plotë vendosi të bëhet mjeke 🙏!
Kommentare