Mbramja asht larg
Mbramja ashtë larg e ti je atje mbi kodër të blerueme ku gurzit që bashin zhurmë i përpiu dheu.
Ti je atje me të bijën e heshtjes e me shoqe tjera e mendon për mue. Unë jam në detin e tingujve
e ndër gjujt e mij ndieva peshen e tramit tue u ndalue me turr. Mandej i lëshova vendin një të vjetri e mes tallazit të krahve thashë: mbramja ashtë larg e ti andej lumit.
Heshtja prek qiellin me dorë E ti atje mbi kodër të blerueme njeh gjurmët e diellit npër qiell.
Comentarios