top of page
Search

Mbulesa për gruan muslimane çlirim nga çfarëdo mendësie fetishiste, maskuliste dhe seksiste

Nga Latif Mustafa

Më vjen mirë që ditëve të fundit ka njëfarë përpjekje më gjithëpërfshirëse kundrejt mohimit të të drejtave të gruas, gjegjësisht, gruas me mbulesë.


Ka shumë arsye se pse, individ të caktuar brenda shoqërisë shqiptare në përgjithësi paragjykojnë, gjykojnë dhe nënçmojnë mbulesën e gruas myslimane. Pjesë e kësaj gracke dhe makinerie propaganduese kundër myslimane, fatkeqësisht, kanë rënë shumë mendje të “hapura” dhe liberale dhe disa myslimanë të zëshëm të cilët, siç më duket mua, vuajnë nga inferioriteti dhe botëkuptimi e gabuar dhe cunguar rreth superioritetit qytetërimor.

Gruas myslimane që mbartë mbulesë, i pamundësohet shkollimi, punësimi dhe vetërealizimi i saj, përkitazi me shkollimin dhe aftësitë e saja, paçka se ajo përpos rrethit provincial kulturor i duhet të ballafaqohet dhe të luftoj mendësinë maskuliste. Përpos kësaj mendësie asaj i duhet të ballafaqohet me mendësinë, apo përpjekjet e befta feministe të cilat i gjykojnë, i fyejnë dhe i shantazhojnë gratë myslimane si rezultat i dimensionit orientalist që ky tip i beftë feminizmi përmban në vete. Individët me ndikim në vendimmarrje dhe institucione publike duhet të çlirohen nga konceptimi i mbulesës myslimane si flamur të islamit politik. Islami politik është dukuri e shekullit XIX, kurse mbulesa është tipologjia e femrës tradicionale ndër fe e shekujsh.

Mbulesa për gruan myslimane është përpjekje për devotshmëri, është përpjekje për liri; çlirim nga çfarëdo mendësie fetishiste, maskuliste dhe seksiste e cila për vlerë më të lartë njeh tregun dhe ligjet e tij. Ajo përpiqet të suspendoj çdo paragjykim dhe objektivizim të saj trupor, duke çliruar dhe shpie subjektin referues tek vlerat e saja më të larta morale, sublime dhe intelektuale. Këtë duhet respektuar! Normalisht, kjo nuk i bën ato më superiore dhe më të devotshme se gratë e tjera.


Por si gjithë të tjerat, ato gëzojnë çdo të drejtë dhe privilegji qytetar për punësim, veprim dhe aktivizëm shoqëror. Nuk guxojmë që ligjet e tregut, paragjykimet kulturore, prapanike dhe veset tona të determinojnë të njerëzishmen por lira e ndërgjegjes njerëzore si universal dhe respekti i ndërsjellë.

Muslimania.al

Comentários


bottom of page