top of page
Search

Me diell / Zhuljeta (Etta) Kalemi

Zhuljeta (Etta) Kalemi është një zë i ri interesant në poezinë shqiptare bashkëkohëse.

E dalluar dhe fituese konkursesh letrarë si gjimnaziste e HASAN TAHSINIT u perfeksionua si krjuese tani gjatë viteve studentore.

Shenjimin e vet si krijuese origjinale me frymëzim meditativ e ka shpalosur edhe tek botimet në organet letrarë tê shtypit kombëtar përmes cikleve të botuar.

Zhuljeta si Romeo të saj ka pasionin e fortë poetik ndërsa Etta e qetë dhe simpatike mik të vet të pandarë në poezi ka Meditimin.

Pajtim Çaushi

Zhuljeta ( Etta) Kalemi
SYTE

Sot ka diell.

Fytyren time vizaton nen vete

dhe nje trishtim ze vend

aty ku mungon ti.


Mendja udheton pertej trupit,

ditet behen zinxhir hijesh

qe nuk me lene...

dhe heshtja cel lule te reja..

E zakonshmja me merzit

e dua te iki te rend aq larg sa te ngjithem prane teje


Nen kete diell ku shkrijne trajtat e se sotmes

dhe une shperbehem bashke me te ne mijera copa

e me to te te formoj ty, te te shoh ty.

E di?

Dielli duhet te lind edhe neteve te erreta.

Beje te linde.

Se dites nuk i duhet nje diell.

Nates time po.


ME DIELL

Syte e tu.

Malli yt,

zeri yt therret prej aty

e flet per lule.

Per luleankthi

e per heshtje.


Heshtje qe therret prej askundit.

Askundit qe u venite Ti.


Mes teje shtrengohem te mos permbytem,

mes perpelitjeve te qepallave te mos i ndjej largesite,

cepave te tyre qe iu puth pafundesine

e te rrokullisem ne gjoksin tend

aty ku zemra behet far ne bregun tim.


Mbyllur ne befasine e nje bote qe s`te kupton

ti mbetesh i pafjale.

Fjale per fjale numeron mungesat...


MUA

Pashmangshem

si drita e diellit

kjo mbremje nderet ne qiell


Pashmangshem shtrohet pyetja :

a guxojme dot

te arratisemi caqeve qe flasin me vehte,

pertej caqeve te drites qe pame

te lodhur nga stuhite e kohes dhe harreses

ne kerkim te nje agimi prej syve tane?








Zhbehet!

Syte e mi te kane pritur

duke shkruar me tinguj e ngjyra

pritjen

si drita e diellit.

Le te zhbehem

Comments


bottom of page