Nga Tanush Çaushi
Pak kujtesë
Naim Frashëri:
"Atdhe, më je i dashur sa më s'ka..."
A Z Çajupi:
"Mëmëdhe quhet toka ku më ka rënë koka..."
Gjergj Fishta:
"Përqark kësaj rrotullije si Shqipnia nji vend nuk ka..."
Bashkëkohësi
Mbi Atdheun tim të dashur, me bukuri e me pasuri si askushi sot janë derdhur lakmitë tona dhe të të tjereve për të marrë gjithçka të mbitokës e nëntokës. Pra, gjithçka pafundësisht deri ne çbërje të dheut tonë stërgjyshor.
Pa e tepruar po shënoj që kjo nuk është një zhgjëndër e hedhur në kosh, por një ënderr që po realizohet përditë e vit. Diku shfaqet për korrigjim kufijsh, diku si milje në det e diku tjetër si truall për varrezë.
Dhe ne heshtim deri në murosje apo i japim të drejtë grabitësit si i jep Loloja shërbëtor mbretit Lir tek tragjedia e Shekspirit.
Sikur të mos mjaftonte kjo nga jashtë, ka vite që ka nisur edhe oktapodi i brendshëm me etje stëhie i veshur me mantelin modern të konçesioneve dhe të manovrave, një pakicë personash të lidhur me pushtetin të panginjur deri në infinit.
Atëherë, pyesim të shqetësuar:
Kështu do të jetë Atdheu?...
A duhet ndryshimi?
Dukje të përditshmërisë
Ata që kanë të veshur kostume deputetësh e ministrash bëjnë të habiturin e të paditurin për asistencën mujore prej 4 000 mijë lekësh në muaj me të cilat i papuni duhet të mbajë familjen.
E quajnë rrenë jetën skëterrore gjatë acarit dimror në çadra verore të atyre që tërmeti u prishi strehën.
E quajnë vetëm një çiban të vetmuar fenomenin Tirja në shëndetësi ku të gëlltit e të vdes korrupsioni e zarfi që i kërmohet skamnorit
Të tillë si detaje e shembuj ka me mijëra në vend. Jeta dhe mjerimi janë kthyer tashmë në tablo sa të dhimbshme po aq edhe kaotike.
Përditë shikojmë njerëz pa shpresë dhe të lodhur, të zhytur në varfëri Migjeniane:
Kafshatë që s'kaperxihet asht or vlla mjerimi! Dhe pas kësaj pyetja brerëse:
Deri kur keshtu, a duhet ndryshimi?
Hiena ha bijtë e vet
Papunësi e frikshme dhe emigracion me shpejtësi shkatërruese e marramendëse.
Shqipëria, nga vendi me moshë më të re në Europë po kthehet në vend me popullsi të plakur.
Të rinj e të reja, maturantë e studentē të pashpresë me sytë e mendje jashtë Atdheut. Udhët e qyteteve mbushur me të moshuar. Pensionistë që s'nxirren në pension se i duhen Partisë per vota.
Rinisë i tregohet me shkop udha e kurbetit për Gjermani apo gjetkë:
- Kërkohen kaq punëtorë zanatçinj, kaq infermiere, aq e kaq specialistë...
Dhe media nga ekranet jep kuptim tragjik:
- Ikni, ç'prisni, këtu s'ka shpresë... Shqipëria malum!... Atje bëhet jetë!... Gjermania kulm!...
Naimi shkruante për pasuritë e vendit:
"Sipër lule e gjethe, brenda argjend e flori..."
Normalisht vinë pyetjet:
Gjersa kemi kaq shumë pasuri, pse mos ta bëjmë edhe Atdheun tonë te pasur e të përparuar si Gjermania?
Pse duhet të rrimë pranë sofrës të pangrënë?...
A durohet keshtu?...
A duhet ndryshimi?...
Qeverisësit...
Me "barkun plot" dhe me buzëqeshje tinzare kapërdijnë edhe eshtrat e Atdheut.
Turmat e frikësuara shesin votën për një thes miell dhe për një vend pune.
Shteti është kthyer në çiflig pashai.
Reformë në administratë kurrë nuk u bë siç u premtua.
Mësuesit të raskapitur, të papaguar, të pavlerësuar dhe të ofenduar.
Mjekët të mashtruar që nga premtime boshe rrinë me sytë jashtë.
Administrata e politizuar dhe klienteliste a frikësuar dhe e babëzitur duke shtrydhur deri në fund " burimet e mbetura " të Atdheut.
Një pjesë e madhe e mediave shqiptare luajnë simfonine e pushtetit. Realitetin e ndryshojne sipas interesave politike saqë kur e shikon fillon dhe dyshon për veten:
" A jam unë vallë?"
Dhe pyetja tjetër pason në të njëntë linjë:
Si mundet keshtu, a duhet ndryshimi?...
Me mendjen tek 25 prilli
Shqipëria tashmë po pret zgjedhjet e reja në 25 Prill të këtij viti.
Por sa herë që bëhet thirrje për ndryshim dhe ecje përpara dalin në treg parullat e blera dhe të gatshme:
- Ndryshimi duhet, por Opozitë s'kemi e s'bën!...
- Njëloj janë si këta dhe ata!...
- Ai i kreut të Opozitës s'bën si Kryeministër!...
Protestat shtypen me dhunë dhe me gaz, me presione dhe askush nuk flet.
Ligjet e Votimet i përgatit vetëm një Parti dhe pushteti ka kaluar i gjithi në një dorë dhe prapë sikur nuk ka ndodhur asgjë.
E njëjta pyetje prapë e prapë:
- A vazhdohet kështu më?... A duhet ndryshim?...
Sigurisht që po, sot më shumë se kurrë populli duhet të flasë me votë..
Comments