Poezi Nga Pajtim Çaushi
- 61 -
Medet! Mësuesi kur mbaron mësimin
pas orës së pestë a të gjashtë,
është një portret që pyet pikëllimin:
“O i përditshëm, mos lindëm bashkë?”
Faqezverdhur si gjethe vjeshte,
grykëtharë si degë e djegur,
këmbëzvarrë si samar breshke,
stomakbosh si depo e vjedhur.
- 62 -
I lodhur gjithë jetën - si mësuesi
t´u mësosh të vërtetën - si mësuesi
i ndershëm, i pastër - si mësuesi
njerëzor, por i varfër - si mësuesi.
Asnjëherë nuk e deshi dekoratën,
trembëdhjetë herë e dekoruan,
kur u plak e pyeti plakën:
“Dëgjove gjë, pensionin e shtuan?”
Një ditë vendosi: s´kishte për të ngrënë,
të trembëdhjetat i përpiu me sy,
asnjë të vetme nuk la për shenjë,
kur mbaruan të gjitha, mbaroi dhe ai.
Poezi të marra nga libri i autorit Pajtim Çaushi:
“Rrënimi i Parajsës“
Comments