Më vjen një habi e madhe, teksa shoh shishet plastike të hedhura në Valbonën e Tropojës, në plazhet e virgjëra të Himarës apo në detin mesdhetar të Durrësit ... më vjen njëkohësisht ndër mend i njëjti imazh i trupave artificialisht të deformuara të disave të shfaqura nëpër media të ashtuquajtura natyralisht bukuroshe dhe sensuale!
Në Shqipëri sa më shumë operacione plastike të kesh në trup, aq më e bukur apo i bukur të emërojnë dhe nëse nuk zbulon treçerekun e lakuriqësisë nuk quhesh fare e veshur mirë qoftë edhe në muajin më të ftohtë të dimrit! Epitetet dhe lëvdatat të cilat kryesisht ata i vendosin njeri tjetrit madje nuk bëhen më as shqip, por me fjalë të huaja si ‘nice, sexy, cool, real, bella, amore etj.’, mesa duket një nga qëllimet e padukshme është që pastërtia dhe Roli Mesianik i Shqipes të mos dali kurrë në pah pavarësisht dëshmimeve.
Kështu shqiptarët e brendakufijshëm po shndërrohen me pavetëdije dhe vetëdije në antishqiptarë. Ashtu si qeset plastike të hedhura mbeturinë në natyrë, ashtu me një dashuri dhe dëshirë të madhe ata i ngjisin plastikat në formë operacioni në trupat e tyre që natyra ju ka falur, njëkohësisht duke shpërblyer mirë edhe doktorat plerëhedhës.
Sa herë vi në Shqipëri, une nuk shoh shumë shqipëtarë të vërtetë, ata për inerci thjesht flasin shqip pa ndonjë domethënie esenciale, shumicën e rasteve rinia t’a kthen përgjigjen me një të folur gjysëm tropojançeangleze, italianotoske, grekohimariote apo grekoçoroditëse!
Eh nga studimet e mia shqiponjë orientuese më shumë shqiptarë janë Ilirët apo hundëzakët e Pakistanit sesa ne, qoftë nga gjuha, simbolet, qoftë nga jetesa vegjetariane, dituria e trupit super të shëndetshëm, dituria mbi planetet dhe yjet por sidomos nga lidhja e tyre e thellë me natyrën. Ata e respektojnë atë në kuptimin e plotë të fjalës, e shohin natyrën si perëndeshë, si parimin femëror suprem të bukurisë, inteligjenten dhe të dashurën e vërtetë të hyjnisë apo Perëndisë së tyre të paperëndueshëm të harruar tanësisht në gjenet e ndotura të rinisë së kafeneve shqiptare të sotme. Inteligjenca e vërtetë nuk fitohet duke ndjekur mediat iluzionare por duke përmendur parimet e pastra të universit dhe duke lavdëruar me zë bukuritë e natyrës.
Ai që do t’a kuptojë këtë do të jetë përherë i lumtur dhe i pamashtruar nga çdo fallcitet i reklamuar dhe bombarduar nga mediat. Të brendakufijshmit gjysëm apo gjasme shqiptarë të sotëm nuk kanë aspak lidhje apo respekt për natyrën, sidomos në Tiranë. Femrat e famshme me trupat e ngjashëm barbi plastike të tyre ushqejnë fantazitë anti-inteligjente të meshkujve materialistë pa tru por ama me lekë, botoks dhe me makina luksoze të pamerituara dhe më të shtrenjta se të mbretërve nordikë. Ata harrojnë se duke hedhur plehra në natyrë apo në trupat e tyre janë kundra ligjeve të natyrës, nëna natyrë do të reagojë pas një kohe në forma tërmeti apo përmbytjeje dhe nga operacionet plastike përveç dhimbjes fillon dhe shpirti brenda këtyre trupave të dobësohet apo të humbasi pak nga pak.
Në kohët 5000 vite përpara dhe më tutje shqiptari i vërtetë ishte i ndriçuar, nuk kishte nevojë për mediat gënjeshtare, ai e përdorte zërin apo kontrollonte veprimin e tij në bazë të ligjeve të natyrës.
Të jesh vërtet shqiptarë do të thotë edhe të jesh totalisht i lidhur me natyrën dhe shqisat ti kesh realisht të shquara! Shumica e emisioneve shqiptare faqezinjë rrezatojnë verbëri dhe padituri theksuese herë me qëllim, herë nga padituria kuptohet me përjashtim të disave! Disa drejtues me zërin e tyre joqendërzues dhe llogjikën josinkronizuese depërtojnë duke programuar mendjet e njerëzve dhe duke i çuar ata nëpër ishuj drejt fundosjes së inteligjencës. Ata të errësuar nga rrogat e larta konkuruese nuk e kuptojnë se vetëm shtojnë karma të keqija ndaj shpirtit të tyre të cilat do ti duhet ti shlyejne gjithësesi së bashku me karmat e të gjithë dëgjuesve që i ndjekin ata.
Meqë ra fjala fjala Karma lidhet me sanskritishten karm (vepër, akt) dhe akoma më tepër me shqipen ‘Kryej, Krymje», pasi kemi një nga parimet e pastra që duhet të përsëritet si një mantra “çdo vepër ka një pasojë”. Telenovelat turke janë një edukim special për programimin e trurit sidomos të vajzës së re shqiptare, që ajo të pranojë sa më shumë dhunë nga meshkujt e ardhshëm në jetën e saj. Ajo si një zombi e telekomanduar do të bie lehtësisht pre e çdo vuajtjeje që do t’i trokasë, përderisa aktores turke i ndodhën fatkeqësi, tashmë edhe ajo duhet normalisht të pranojë çdo fatkeqësi me krahëhapur dhe syposhtë.
Dituria sipas shqiptarëve të vërtetë e të lashtë ishte ajo që ata dëgjonin, mësonin dhe zbatonin për të mirën e vetes, trupit, mendjes dhe shpirtit paralelisht duke vepruar me parimet e pastra të universit të cilat sot janë harruar. Sot dituri quhet një telenovelë turke, bollywood-iane apo meksikane ku më mirë të kemi sa më shumë vuajtje duke e përforcuar ferrin që me përpjekjet e medias është vetëkrijuar. Nga shqiponjë fuqiplotë i dikurshëm mashkulli i ri shqipëtar i mediave është shndërruar në një zog të vogël Tirane.
Drejtuesit e emisioneve meshkuj me tema politike dhe aspak interesante e kanë për nder dhe duket sikur po thonë diçka tepër të rëndësishme të shprehur me zërat e tyre robotikë gjysëm femërore, ne vend që të mirren me tregimet e legjendave si bie fjala të Mitrush Kutelit realisht shqiptare si Eposi i Kreshnikëve, E bija e diellit dhe e hënës, apo diskutime mbi zbulimet e gjenive shqiptarë që dhanë jetën për Shqipen etj, por të flasësh për të vërtetat e gjuhës Shqipe është tabu në Shqipëri dhe ai apo ajo që është i aftë të sqarojë dhe vërtetojë edhe shkencërisht mbi gjuhën Shqipe do të mohohet dhe injorohet.
Them programimi i mendjes sepse shkenca e epigjenezes ka zbuluar 10 vjeçarin e fundit duke vërtetuar se çdo zë apo fjalë që ne lëshojmë ndikon direkt në adn-në (trupin) tonë duke lëshuar vibracione të padukshme për syrin tonë që programojnë direkt mendjen tonë. Prandaj duhet patur mjaft kujdes çfarë fjalësh apo frekuencash fusim në veshët tona dhe çfarë fjalësh nxjerrim nga goja jonë! Fjalët e mira praktikisht dhe zakonisht na bëjnë të ndihemi mirë, të keqijat na bëjnë të ndihemi keq, prandaj është e saktë shprehja e urtë se ‘fjala është më e rëndë se guri’!
Keqprogramimi i mendjes duket se është deri diku i qëllimshëm nga mediat turpzezë fitimprurëse në mënyrë të pangopshme, dramatike pa qenë fare nevoja, keqedukuese dhe me pasoja karmike përtej imagjinatës së tyre! Në librat e Petro Zhejit kemi diturinë dhe zbërthimin e vërtetë të zërit apo fjalës të përgjithësuar nga aforizmat e famshme të tij si «Fjala Filloi, Zëri Zuri (zani zuni pasi kemi zanafilla me zanin). Pra shikojmë sesa i rëndësishëm është zëri ose fjala e lëshuar. Sipas diturisë më të lashtë botërore të vedave thuhet se ‘Brahma’, ndërtuesi i botës materiale ku jetojmë e krijoi botën me anë të tingullit, fjalës apo zërit të tij! E njëjta gjë gjendet edhe në Kuran ku kemi një lidhje midis Zotit dhe Zërit.
Ndërsa në Bibël na thuhet se ‘Fjala qe e para, fjala qe pranë Perëndisë dhe fjala qe vetë Perëndia’. Në shumë gjuhë të ndryshme të botës si bie fjala në anglisht gjithashtu kemi ‘world (botë) dhe word (fjalë)’. Pra fjala e lëshuar ka një fuqi vërtet marramendëse dhe ka një çmim nëse keqpërdoret! Por në kohët ku jetojmë më mirë do të përshtatej aforizma po e Petro Zhejit «fjala me një fëlliqje».
Zëri që buron nga mediat në përgjithësi si nga telenovelat fallco apo lajmet dramatike kryesisht të zmadhuara, ndikon dhe programon direkt trurin e të gjithe grupmoshave. Që do të thotë programon të gjitha veprimet që njerëzit do të kryejnë, duke planifikuar kështu mjaft lehtë të ardhmen e të gjithë kombit!
Comments