top of page
Search

MEDITIM PËR NJË POEMË të Bardhyl Maliqit

Nga shkrimtari Pajtim Çaushi

Befasimi

Poetit i ndodhi në Prishtinë. Dikush thirri emrin e nje bukurosheje që quhej Saranda. Bardhyli u befasua jo nga se e degjoi qindra kilometra larg qytetit te tij të adhuruar se në Kosovë emra të kësaj natyre degjon ngado. Përkundër u dritherua për bukurtingëllimin e fjales së ëmbël shetitoreve e udheve të Prishtines, Ulpjanës sonë dardane.

Edhe unë u befasova, por ndryshe nga poeti, mua më mbushi me kënaqësi shpirtërore dhe estetike poema e tij që mori shtysë nga vajza prishtinase me emër të rrallë.

Qyteti, emrat, Poeti


Pas shtysës vjen meditimi. Emri i bukuroshes perzjehet vrullshëm në vorbullën e mendimeve me perlën shqiptare të Jonit, qytetin që ka udhetuar pergjatë historisë me katër emra. Është qyteti i tij. Poeti dhe qyteti bëhen një e s'mund të frymojnë pa njëri tjetrin. Ndodh simbioza magjike si në mite e legjenda, si në epose e balada.

Dhe kur ndodh kjo ngjizje e personifikuar, atëherë njeriu dhe qyteti s'kanë të ndarë. Frymojnë, gjallojnë dhe udhëtojnë tok që nga gjetjet parake të antikitetit deri në bashkëkohësi.

Udhëtimi

Pra, Qyteti dhe Poeti rrugëtojnë pa u ndarë dhe pa u mërzitur në shtigjet e lashtësisë të kapur nga fijet e mendimeve që i bashkojnë. S'janë vetëm se pranē tyre kalërojnë herakët që kanë lënë shenja të përjetshme në mitologji dhe histori.

Në qytet dhe rrethina befasisht shfaqen në gjithë madhështine e tyre Akili, Eneu, Pirrua e shumë të tjerë. Duke ardhur drejt kohëve të reja qyteti popullohet me fytyrat e ndritura të Naimit, Eseninit e Bilal Xhaferit. Ata që i bëjnë nder dhe i shtojnë rreze qytetit vazhdojnē të lindin, të rriten apo të bujtin këtu buzë Jonit tonë pastërtor. Janë shumë, por poeti s'ështe nëpunës i gjendjes civile. Ai në detajet e përzgjedhur përmend vetëm më pikantët: Mjeshtrin e Ginesit, Pjeter Përkeqin, rioshet artistë nga rrënjët e pathara të Dhimajve e Xuxëve.

Qytetet dhe deti i vjedhur

Poeti nuk mund të mbetet vetëm brenda nje qerthulli si brenda nje kulle. S'mundet se i soset oksigjeni. Ndaj dhe vargjet nisin udhët e reja dhe ato e shpien tek plagët që vijojnë të kullojnë dhimbje.

Retrospektiva e shpie vargun e poetit tek qyteti perlë i Çamërisë, Parga që ngjan si qëndismë lulesh. Pas kësaj tek Konispoli të cilit hajnisht i kanë vjedhur detin. E më tej tek Butrinti i Panit të madh tē legjendës.

Janë vargje tronditës që pa bërë nëmata, të kujtojnë mallkimet e Fishtës për Moskovin dhe Europën.

Art i hijshëm

Është poemë sintezë. Me vargje të lirë që rrjedhin lirshëm. Detajet e gjetur me vlera përgjithësuese u japin vargjeve shtresa kuptimesh që kërkojnë një lexues të përqendruar e jo lavjerrës dialogjesh e faqesh.

Poema ka origjinalitin e Bardhylit dhe modernitetin e Eliotit. Me figuracion e mendim befasues, jo shterzim për të gjetur stilistime e metrikë uniforme.

Mendimi im


Atë mbremje të 9 tetorit tek kompleksi JONI të pranishmit vargjedashës dëgjuam qindra vargje të recituar nga organizatori Anastas Nika dhe aktorët Karafil Shena, Pranvera Brinja e të tjerë , nga 4800 të tillë të paraqitur.

Nga juria anonime u dhanë plot çmime vlerësues. U dhanë edhe tri Saranda. Mendoj se për nga mjeshteria artistike, konceptimi estetik dhe kënveshtrimet mesazhore poema QYTETI ME EMËR VAJZE ishte tejet e shkëputur nga mizëria e vargje të panumërt...


Σχόλια


bottom of page