Kur të shohin si grua të fortë mendojnë që ti nuk ke nevojë për asgjë dhe askënd, që mund të durosh gjithçka dhe të kapërcesh ato që të ndodhin. Që nuk të vjen keq pse nuk të dëgjojnë, nuk kujdesen apo nuk të duan. Kur të shohin si grua të fortë, të kërkojnë sepse i ndihmon të mbajnë kryqet e tyre. Të flasin dhe mendojnë që ti nuk ke nevojë të dëgjohesh!Të qënit e fortë për një grua është zgjedhje!
Kur ke vënë gjithë zemrën dhe gjithë mendjen dhe prapëseprapë zemër nuk gjete tek ata që të thoshin se të donin, të jesh e fortë është gjithçka që të mbetet. Kur në të përditshmen është dikush që gjithmonë beson tek ti, që ka nevojë tek ti, të jesh e fortë nuk është zgjedhje!
Të ndodhte që fëmijë. Ishe gjithmonë pika e referimit e atyre që kishe rrotull: një person I FORTE, ku të mbështeteshin, supi i kudondodhur për ato që donin të qanin. E tërheq këtë dënim prej kohësh, e dashur grua e fortë.
Kur të shohin si person të fortë duken të gjithë të autorizuar që të marrin nga ajo forcë jotja e jashtëzakonshme, por kjo është e tmerrshme. Kur je një grua që forcën e ke fituar vetë, ajo forcë është e vetmja gjë që të mbetet, dhe kush përpiqet të të marrë pak nga ajo forcë, edhe pa e ditur të bën keq.
Të qënit e fortë për një grua është detyrë ndaj vetes. Bukuria e një gruaje që ka prekur fundin dhe nga fundi ngrihet është e papërshkrueshme. Kanë një forcë të jashtëzakonshme gratë. Edhe pas të qarave të gjata dhe netëve pa gjumë, gjejnë gjithmonë mënyrën si të rifillojnë, dhe pas çdo fillimi të ri shfaqen të rilulëzuara.
Kur një grua e fortë ikën për një minutë, të gjithë e vënë re, por kur është aty, prania e saj është e zakonshme.
Të jetë e fortë. Pavarësisht gjithçkaje. Pavarësisht të gjithëve. Eshtë kjo forca e vërtetë e një gruaje të fortë.
Nderoni, respektoni dhe falënderoni gratë e forta në jetën tuaj. Kanë edhe ato nevojë të duhen dhe të përqafohen!
Comments