Nga Pajtim Çaushi*
Sapo erdhi tek lexuesit andej nga fundi i viteve '80, u dallua si një zë poetik origjinal dhe ndryshe nga poetët e tjerë të kohës. mendoj se ndryshimi thelbësor u duk në mënyrën e paraqitjes gjuhësore dhe të ndërtimit të figurës.
Gjatë viteve '90 poezia e saj rritet dhe shquhet për kapjen e risive poetike moderne dhe moderniste.duke u kthyer jo vetëm në model krijues për poetët e rinj që i hynin udhës së bukur të poezisë, por edhe e admiruar dhe vlerësuar nga lexuesi dhe mendimimi studiuesve të huaj. vlerësimet për poezinë e Mimozës kanë qënë superlativa te merituara dhe të argumentuara estetikisht.
Në ditët e sotme kënaqësia poetike dhe artistike që të sjell poezia fine, nëntekstore, me figuracion moder e mendim bashkëkohor e Mimoza Ahmetit të heq shijen e hidhur që të ka lënë lukunia e poetucëve fejsbukianë që mbushin faqet e internetit me vargëzime idioteske.
Paradoksi i kësaj dukurie shkatërrimtare për poezinë e vërtetë është se mediokrit duke lartësuar rimat vulgare të njeri tjetrit, mbysin poezinë e vërtetë me vlera të larta artistike dhe estetike. Kjo bën që lexuesi i mjerë i fejsbukut të trulloset, të besojë të hedhurat dhe t'i thotë këmbës dorë. Këtë e nxitin edhe më shumë pseudoshoqatat, sikur kompetente, pseudoinstitutet kombëtare e ndërkombëtare që lëshojnë dekorata e certifikata të panumërta duke bërë gjasme vlerësime për "poetët" dhe "poezinë" e tyre të shquar e të gatshme për cmimin NOBEL.
Lexova mijëra e mijëra "vargje" mediokrish dhe shpejt u binda se e hodha kohën në vakum. kthehem dhe lexoj pak vargje nga Poetja Mimoza Ahmeti:
Ja, vetëm dy figura:
- Një gjallëri e vdekur... shega e zemrës...
Vetëm një varg: Nuk ka burrë që nuk kthehet në një grua...
Një aksiomë poetike: Burrat janë perla / në qafën e një demi të tërbuar...
Një strofë:Vazhdoj të dua si ditën e parë
të dashurisë së parë...
Me shikim të parë
do mbes me barrë...
Kuptohet, vazhdoj edhe më tej dhe bindem se lexova POEZI..
*Autori i shume romaneve, novelave, vellimeve me poezi dhe veprave te tjera letrare-
Drejtor i portalit miremengjes.net
Comments