Gazetarja Mira Kazhani reagon ashpër ndaj deklaratës së moderatorit Blendi Fevziu, i cili pasditen e sotme u shpreh se është e papranueshme që gazetarët të paguhen nga struktura të tjera.
Ashtu sikurse politikanët, kur u prishen interesat, edhe gazetarët kanë filluar replikën në distancë.
A janë vërtetë kaq të korruptuar edhe disa gazetarë siç janë politikanët? Nuk mund ta dimë këtë... Por këto akuza na bëjnë të dyshojmë shumë.
Këtë radhë duket se gazetarja Kazhani ndihet e "rënë në qafë". Përse nuk shikojnë vilën e Fevziut miliona euro, por rrogën e saj modeste me të cilën kalon një muaj?!
Këtë debat e nisi Zoti Fevziu, ku ai u shpreh se gazetarët duhet të rrijnë brenda gazetarisë edhe pse mund të kryejnë shumë punë.
Kazhani u shumëpunësua dhe duket se është penduar për këtë. Por ajo se ka fituar dot ende vilën e shtrenjtë që ka bërë kolegu i saj Fevziu.
Por Zoti Fevziu me vilë miliona euro besoj ka bërë punë jashtë zanatit të gazetarit?
Ajo që nuk u përgjigj Blendi është se përse këtë problematikë shumëvjeçare të bastardimit të Administratës nuk e ngre në emisionet e tij?
Ndërkohë që bukuria femërore, debatet zhurmuese dhe egoizmi mediatik kanë pushtuar median. Përse nuk e bleni natën ditë për problemin e Administratës?
Përse kujtohet gazetari Fevziu vetëm kur bie kambana e skandalit? A duhet të ngremë problemin e asministratës?
Televizioni dhe emisionet, vërtetë kanë një autorësi fillimi, por shfrytëzojnë frekuenca publike dhe janë shërbim publik.
Ja si u shpreh Zoti.Fevziu:
"Shpeshherë shumë analistë ftohen në debate jo për të dhënë mendim të paanshëm, por për të dhënë mendim të anshëm. Në gjykimin tim është absolutisht e papranueshme, jashtë çdo standarti, që dikush të paguhet në një strukturë tjetër, qoftë politike ose jo, dhe të ruajë më pas edhe staturën e gazetarit. Kush merret me gazetari le të qëndrojë brenda gazetarisë. Unë e di që ka gazetarë që bëjnë dy-tre punë, por bëjnë dy-tre punë brenda profilit të tyre. Një punë që bie ndesh me impenjimin që ka, sigurisht që është e papranueshme”, u shpreh moderatori Fevziu për gazetaren. Mira Kazhani, menjëherë pas deklarimeve te Fevziut u shpreh: “Këto ditë pandemie me dy gjëra janë argëtuar shqiptarët: Rroga ime si punë e dytë shteti dhe vila 5 milionë euro e Fevziut ku ai poston në Istagram luksin e tij. Me rrogën time mund të shtysh muajin, por me miliardat e Fevziut gjithë jetën e tij në shërbim të pushtetit, politikanë e oligarkë, shqiptarët mund të shikojnë atë çfarë është vërtet korrupsioni në shtypin shqiptar.
Dhe të vjen neveri kur për rrogën time bëhet gjyq nga Fevziu, kurse për miliardat e Fevziut nga pushtetet bëhen emisione suksesi. Sa për mua, unë kam bërë vërtet një gabim, etik, për të cilin po mendohem mirë Blendi Fevziu”, shkruan gazetarja Mira Kazhani.
Comments