Qytetarët që nuk kanë tapi për oborret dhe truallin e tyre në qendrat e qyteteve, dalin më të humburit. Sipas hartës së vlerës, i cili është i vetmi dokument ligjor që mund të operojë qeveria në Tiranë çmimi shkon deri në 66 mijë lekë metri katrorë.
Kjo gjë nuk ndodh për oligarkët që kanë ndërtuar në bregdet, dhe në shumë raste toka iu është vlerësuar si pyll apo tokë bujqësore, me çmime qesharake në Dhërmi, Palasë apo Gjirin e Lalzit që vlerësohen me nga 241 lekë për metër katror Me 94 vota pro parlamenti shqiptar ka miratuar dje ligjin “për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë”, një ligj që prek një pjesë të madhe të problematikave në Shqipëri që kanë të bëjnë me pronën, si tokat e ndara me ligjin 7501, oborret në përdorim, legalizimet, tokat në bregdet e të tjera me radhë. Raporti i KLSH-së i në bregdetin e jugut zbulon shkeljet flagrante me ligjin 7501. Amullia që mban peng investimet afatgjata në Rivierën shqiptare. “444 mijë m² tokë e dhënë në kundërshtime VKM-në e datës 2.8.1991
Shkeljet e detajuara, sipas raportit
Në fshatin e Borshit, ekziston 24 634 hektarë tokë bujqësore, e cila duhet të zbritet për të gjithë ata individë, të cilët nuk kanë qenë anëtarë të kooperativës bujqësore. Të tillë janë konsideruar familjet e atyre që kanë futur tokë bujqësore në krijimin e kooperativave.
Shumë persona kanë përfituar tokë bujqësore duke mos pasur gjendje civile në vitin 1991 dhe nuk kanë qenë as anëtarë të kooperativës bujqësore.
E gjithë sasia e tokës bujqësore, që nuk është konsideruar për këtë efekt, është 47900 m2 për 40 raste.
KLSH-ja rekomandon për këtë që kjo sasi duhet zbritur nga totali i përfituar nga në mënyrë të padrejtë.”Për shembull nr. 124, sipas listës që ka përfituar 6350 m2 nuk i takon të marrë tokë, sepse nuk ka gjendjen civile subjekt, datë 1.8.1991. dhe nuk është anëtar i kooperativës bujqësore”, thuhet në raport.
Në fakt, faktori i dytë, ai i të mos qenit anëtar i KB-së, është evidentuar por nuk është llogaritur si efekt për zbritje. Paraqitet edhe toka bujqësore, që duhet të zbritet për efekt të dhënies së saj nga KNT, brenda vijës së verdhë të fshatit, në kundërshtim me pikën 4 të VKM nr. 255 të datës 2.8.1991, e cila përcakton se”toka bujqësore brenda vijës së verdhë që nuk është zënë nga ndërtimet dhe trojet e oborreve, përjashtohet nga ndarja dhe dhënia me pronësi”.
Është pasqyruar edhe toka që duhet të zbritet për efekt të numrit të frymëve të trajtuar më tepër nga KNT, sesa nga regjistri i gjendjes civile të vitit 1991.
Është pasqyruar toka bujqësore që duhet të zbritet për efekt të mos pasjes së gjendjes civile në vitin 1991 ndryshuar me VKM ne vitin 1994, “për kriteret e ndarjes së tokës bujqësore”, e cila përcakton se, në të gjitha rastet “toka ndahet në mënyrë të përpjesshme për çdo familje, sipas numrit të frymëve të gjendjes civile në vitin 1991.
Por është paraqitur edhe toka bujqësore, që duhet të zbritet për efekt të qenies së saj tokë truall 300m2 (shtëpitë e fshatarëve) që është dhënë nga KNT, megjithëse AMTP është cilësuar tokë truall, pasi ky vendim trajton vetëm token bujqësore.
Por edhe qenies së saj tokë kullotë, pra jo tokë bujqësore, objekt VKM 255 ,viti 1991, ku janë përfshirë Elmaz Elmazi me 1000 m2, Zenel Lima me 300 m², Myqerem Bajrami 1000 m2 si edhe e qenies së saj tokë truall brenda objekteve shtetërore, pra, brenda murit rrethues të objektit të Shtëpisë së Fëmijës Sarande, me vendndodhje në Borsh.
Comments