top of page
Search

Mirësevini ambasadorë në Konispol, këtu ndahet kufiri mes europianëve


Nga Tanush Caushi

Muaji i Europës mbledh në Konispol ambasadorë të vendeve mike pikërisht në qytetin e Konispolit.

Pse pikërisht Konispoli bëhet vendi që mirëpret këtë ditë?

Konispoli nuk është e para herë që zgjidhet si nga studiues të ndryshëm ashtu edhe personalitete europiane për tu vizituar.

Konispoli, nisur nga pozicioni gjeografik konceptohet si vendi ku përplasen kultura europiane të vendeve të BE-së siç është Greqia me vendet ende jo në BE si Shqipëria.

Konispoli, pikërisht është vija ndarëse e BE-së me vendet jo në BE. Dhe ky kufi ne Europën e të drejtave të njeriut vazhdon të jetë. Është kujtesë...

Një popull sa një lagje periferike e Stambollit si Shqipëria nuk pranohet në BE edhe pse këtu festohen festat e feve të ndryshme nga gjithë populli pa dallim. Këtu muslimani nga jomuslimani nuk ka dallim. Këtu bashkëjetojnë grekët dhe shqiptarët dhe martohen pa dallim.

Të dashur ambasadorë: Ne jemi europianë dhe i kemi dhënë emrin Europës.

Konispoli është i lashtë 26,800 vjeç. Këtu ka shëtitur Pirro i Epirit.

Të dashur ambasadorë: kjo ditë duhet të jetë një ditë reflektimi për BE-në që u ka "mbyllur derën" perpjekjeve të popullit shqiptar në rrugën drejt integrimit. Sigurisht që kjo derë e mbyllur vjen edhe nga keqqeverisja e qeverive shqiptare dhe e niveli frikshëm i korrupsionit, por edhe nga vete politikat diskriminuese.

Te pranishëm ka qenë ambasadori i BE-së Luigi Soreca i shoqëruar nga Ambasadorja e Francës Elisaveth Barsacq, Ambasadorja e Suedisë Elsa Hastad dhe Ambasadori i Spanjës Marco Alonso.

Nuk ka munguar edhe Ministrja e ekonomisë Anila Dena në këtë takim.

Mirëse-vini të dashur ambasadorë ne kufirin ndarës mes Europianëve të lashtë shqiptarë dhe popujve të ardhur në Europë mijëra vite më pas

Ky është kufiri me tela me gjemba, por me një popull me njerëz të kulturuar dhe europianë para se të lindte emri Europë.



Comments


bottom of page