Mirësevini tek Meditimi LotusOcean. Sot ka shumë lloje meditimesh kudo ne botë, por Meditimi LotusOcean që ne realizojmë këtu është mëse 5000 vite i lashtë.
Ai mund të praktikohet për të gjitha moshat nga 6-100 vjec.
Mjeshtri i Vedave, njëkohësisht i quajtur «guru i të gjithë njerëzve» Prashant TriVedi është krijuesi i LotusOcean kudo në botë.
Nën udhëzimet e Prashant TriVedi, dishepulle e tij Afërdita Zaja u mëson nxënësve të saj të Meditimit LotusOcean ato që quhen gjërat më themelore dhe të rëndësishme për të patur një energji sa më të mirë, pozitive dhe të qëndrueshme. Këto gjërat bazë mësohen prej saj në gjithsej 10 seanca, ku nxënësit vendosen në grupe të ndryshme.
Pas 10 seancave bazë nxënësit sipas dëshirës mund te marrin pjesë tek seancat e avancuara.
Me teknikat e Meditimit LotusOcean Afërdita na mëson se cfarë është ‘meditimi’ në kuptimin e plotë të fjalës, se si të mbajmë një trup të qendërzuar, si të kontrollojmë mendjen dhe mendimet, se si të qendërzojmë të folurën tonë, cfarë të themi nga qendra e gojës si bie fjala mantrat apo ligjet hyjnore multiversale në gjuhën Shqipe.
Do të mësojmë gjithashtu se cfarë është dieta e duhur e balancuar dhe akoma më e rëndësishme është lidhja me elementët e natyrës në mënyrën e saktë sipas Vedave apo edhe të shqipëtarëve të lashtë të kohëve të arta.
Disiplina e qendërzimit të trupit është një nga revelimet më të mëdha të dhuruar nga Prashant TriVedi. Të marrësh nën kontroll trupin tënd pra t’a qendërzosh atë nëpërmjet teknikave të Meditimit LotusOcean do të thotë se ti po evoluon në vetëdije, në shpirtin tënd. Meditimi i vërtetë është Qendërzimi. Është fjala për qendërzimin e trupit dhe të zërit. E folura për nga qendra e gojës shëron cdo problem fizik, psikollogjik, depresion, cdo varësi si edhe sëmundje. Lidhja e saktë me elementët e natyrës i bën shqisat tona më të shquara duke rritur akoma më tepër nivelin e inteligjencës apo vetëdijes. Mirësevini tek Meditimi LotusOcean së bashku me Afërdita Zaja për një shëndet më të mirë dhe të balancuar fizik, mendor dhe shpirtëror. Në videon e mëposhtme do të gjeni gjithashtu edhe efektet e Meditimit LotusOcean tek njerëzit që e kanë provuar atë.
Comentarios