Aferdita Zaja
Në këtë studim do të përshkruaj dhe sqaroj jo vetëm etimollogjinë e fjalës «Xhubleta» por edhe disa kuptime të simboleve të saj të pathëna ndonjëherë nga askush më parë. Afërdita Onuzi e quan veshjen e Xhubletës afërsisht rreth 14 kile si një pergamen apo një libër me figura gjeometrike të shenjta që duhet lexuar në shumë aspekte për të gjetur rrënjet më të hershme të tyre. Ajo thotë se të flasësh për Xhubletën është një nga punët më të vështira. Këtu sot do të thjeshtëzojmë atë të vështirën.
Duke vështruar shumë Xhubleta dhe duke studiuar personalisht simbolet e tyre për një kohë të gjatë, mua më binte në sy gjithmonë një figurë e veçantë e cila nuk ndryshonte pothuajse fare në të gjitha versionet e Xhubletës. Me pas vura re se kjo figurë e pandryshueshme ishte pikërisht thelbi i vetë etimollogjisë së emrit të saj. Kjo vjen si rezultat i njohurisë së të gjitha mitologjive të botës qoftë pellazgjike, keltike, nordike, mistike, shkencore, kozmogonike, kuantike, gjuhësore sidomos dituria Vedike shqipëtare e cila nuk gjendet e përshkruar në asnjë vend.
Une nuk mendoj se Xhubletë nënkupton një «xhup i lehtë» apo «xhup leshi» siç shumica deklarojnë, ndërkohë qe veshja e vetë Xhubletës mund të jetë rreth 14 kile.
Brenda këtij emri gjendet e fshehur ëmbëlsia e kohës së lashtë të artë e një diturie të lartë ezoterike, shkencore, mitologjike dhe tërësisht praktike por e humbur në ditët e sotme.
Nga e ka prejardhjen fjala «Xhubleta»? E ndajmë në Xhu dhe Bleta. Një nga interpretimet e pjesës «Xhu» është se konsiderohet si një rrënjë parashtesë që e gjejmë edhe në fjalë të tjera si Xhaketë (ang. Jacket, italisht giacca, giubbotto), Xhakovende, Xhup, Xhep etj. Ndërkohë në shqip kemi edhe Zgjua (tërësia e bletëve), Zgjua e bletës apo Xhu bleta. Pjesa tjetër «Bleta» është krejtësisht e qartë që lidhet me simbolin e bletës dhe tek «bleta» bie i tërë theksi kuptimor i fjalës «Xhubleta».
Nga kjo etimollogji shohim një lidhje të qartë kuptimore të Xhubletës dhe prejardhjen e saj nga bleta. Vetë bletët karakterizohen si krijesa të mbushura me magji, punëtore, simboli i shërbimit ndaj më të lartit dhe Hyjneshës apo mbretëreshës së tyre, transmetuese, simboli i pjellorisë dhe riprodhimit, nektarit të luleve dhe të tokës. Bletës në anglisht i thonë «Bee», një nga emrat e vjetër të Perendeshës së tokës është Bhu, si edhe shqip «bi», e bija e tokës, luleve.
Ky studim i dedikohet Perëndeshës së bletëve sepse adhurimi vedik i të lashtëve tanë shqipëtarë për këtë perëndeshë ka lënë gjurmë të theksuara dhe të përsëritura mjaft qartë dhe dukshëm tek veshja e Xhubletës. Kjo ishte nxitja ime kryesore për këtë studim, për të risjellë mitollogjitë pellazge të humbura krejtësisht sot, por me shumë famë adhurimi dikur.
Bleta është njëkohësisht edhe simboli i zelltarisë dhe i disiplinës. Madje profesori im dhe gjeniu gjuhëtari shqiptarë Petro Zheji tek libri i tij «Shqipja dhe Sanskritishtja» tregon se edhe fjala ang. busy = shq. bë zë, i zënë, si të thuash i zënë me punë, punëtore si bleta (ang. bees). Cirloti, Mjeshtri i simboleve me famë botërore e lidh gjithmonë bletën me simbolin e një femre. Madje ai e quan B, shkronjen e dytë të alfabetit me simbolin femëror pra 2=femër.
B ështe shkronja e dytë e alfabetit dhe mjeshtri i simboleve Vedike, njëkohësisht edhe guru im Prashant TriVedi thotë se B, si simbol apo si shkronja e dytë e alfabetit paraqet dy gjinjtë e femrës, prandaj konsiderohet si simbol femëror dhe jo mashkullor në të gjithë botën. Veshja e Xhubletës është në origjinalitet e vajzave apo grave.
Sipas besimeve popullore shqipëtare si bie fjala tek «Mitologjia ndër shqipëtarë» i librit të Mark Tirtës pohohet se Bleta dikur ka qenë njeri; kur një bletë nuk jeton më thuhet «ajo vdiq», e jo «ajo ngordhi».
Imazhi i bletës shpeshherë shoqërohet me një Perëndeshë dhe mjalti i saj si një dhuratë hyjnore.
Në shqip «Blatë» do të thotë «dhuratë». Blatoj do të thotë «i fal dhurata» një hyjnie/hyjneshe si shenjë mirënjohjeje, e lavdëroj etj.
Epoka e xhubletave i përket mijëra viteve përpara kur njeriu ishte më afer Hyjnive dhe i lavdëronte ato sepse i njihte, sidomos perëndeshën hyjnore të bletëve. Figurën e bletës dhe Hyjneshën Primordiale të bletëve tek Xhubleta e shohim kaq shpesh të përsëritur sidomos tek Xhubletat më të lashta me ngjyrë të zezë dhe ari.
Po të shkojmë tek dituria e Vedave e cila quhet dituria hyjnore e para 5000 viteve, që ishte edhe në Shqipëri sepse shqipja e përmban brenda saj të koduar këtë dituri hyjnore. Lidhjet e shqipes me sanskritishten në gjuhë, mitologji dhe mistikë mund t’i gjeni tek «Shqipja dhe sanskritishtja» libri i të madhit Petro Zheji.
Përse bleta përfaqëson Hyjneshën? Le të rikthehemi tek Vedat, ku sipas tyre ekzistonte perëndesha e nektarit «Bhramari» dhe sipas legjendës bletët e saj të zeza mundën demonin e fuqishëm në tokë në atë kohë të quajtur arunasura. Gjë të cilën as hyjnitë dhe perënditë nuk mundeshin dot t’a vrisnin. Perëndesha e bletës konsiderohej si parimi femëror i hyjnores, shkatërruese e demonëve dhe mishërimi i energjive të të gjithë perëndive. Mjalti i bletëve sido që të jetë përdorej natyralisht edhe si mbrojtës natyral kundër helmit të gjarpërinjve, akrepave dhe insekteve të tjera. Në alegorinë e krishterë, bleta shpeshherë përfaqëson Virgjëreshën Mari, e njohur gjithashtu si Mbretëresha e Bletëve në Katolicizëm.
Mbretëresha e bletëve (ang. queen Bee) është një term që përdoret për të përshkruar një femër që drejton tërë koloninë e saj të bletëve. Dhe për të gjitha vajzat e botës thuhet se shpirti i tyre vjen nga mbretëresha e të gjitha shpirtrave, vetë Perëndesha e bletës që në të gjitha mitologjitë vedike përshkruhet qartë dhe me detaje (shiko linkun e videos më poshtë).
Xhu mund të lidhet edhe me Xa, Za, zëri i kumbanës. Karakteristikë e Xhubletës është pjesa e poshtme në formë të kambanës që mund të paraqesë edhe zërin gumëzhitës të bletëve që zukasin. Madje fjala shqipe «buzë» lidhet me «ba zë», sepse e folura e ëmbël lidhej me ëmbëlsinë e mjaltit të ngrënë. Si edhe pesha e fjalës që Nëna apo gruaja e ditur kishte atëherë, fjala e te cilës mund të manifestohej. Forma më arkaike e Xhubletës ruhet në zonën e Dukagjinit me formën e veçantë të këmbanës.
Përse vallë Xhubleta jonë shqipëtare e ruajtur me kaq dashuri, sakrifica dhe mundime rron edhe sot? Sepse lidhja e shqipëtarëve tanë të lashtë me elementet e Natyrës, me zanat, orat e maleve, me qeniet e fuqishme mbinatyrore dikur kanë qenë tejet të forta. Kjo lidhje paranomale e shqiptarëve me më të lartin/hyjnoren ishte në kohët e arta të lashta krejtësisht normale. Sot kanë mbetur disa mbeturina dijesh që s’te çojnë asgjëkundi sepse dituria hyjnore Vedike primordiale shqiptare është transformuar, përpjekje mijëra vjeçare për t’a zhdukur ka patur plot mirëpo gjuha shqipe dhe simbolet tek Xhubleta janë të pavdekshme ashtu si vetë Hyjnia dhe Hyjnesha.
Shqipëtarët e lashtë kane patur lidhje të dukshme me këtë perëndeshë primordiale të bletëve, ngjyrë të zezë dhe ari (ngjyra e mjaltit), ajo mbahet si nëna e të gjithë Hyjneshave të tjera. Hyjnesha tjeter arkaike e bletëve quhej tek Vedat “Mahakali», nëna Hyjnore e shenjtë me shumë duar ku në çdo dorë mban armët e fuqishme qiellore, aq e fuqishme saqe vret të gjithë qeniet më demoniake në tërë Universin.
E karakterizuar në fe si fryma e shenjtë, moksha pavdekësi, liria e përjetshme e shpirtit, në shkencën e fizikës kuantike si Parimi i Papërcaktueshmërisë, Nëna Univers, Nëna hyjnore Primordiale prej dhe nga vjen shpirti ynë, Materia e zezë apo vrima e zezë, energjia pa kohë (kali sanskritisht do të thote e errët dhe njëkohësisht edhe “kohë”, në shqip këtë rrënjë e gjejmë tek fjalët kalon, kalendar etj). Për këtë arsye ngjyra e zezë e saj dhe ngjyra e artë e mjaltit të bletëve është më e hershmja. Në veshjet popullore shqipëtare dominon në përgjithësi veshja e bardhë por tek xhubleta veshja e zezë. Më vjen të qesh kur studiuesit thonë se është në shenjë zie për vdekjen e skëndërbeut, shaka e injorancës së pamasë ndërkohë xhubleta është më e lashtë se minimumi 4000 vite. Fije me gajtan, spike të arit bëhen sepse ngjyra e mjaltit është e artë. Dekoracioni i Xhubletës përmban dituri të lashtë që nga krijimi i Universit dhe vetëm ata që zotërojnë diturinë e Vedave të shqiptarëve të kohës së artë dhe që njohin gjeometrinë e shenjtë, diturinë e mitologjive të të gjithë vendeve botërore janë të aftë të shohin dhe t’a sqarojnë thelbin e saj.
Sot gabimisht dhe qëllimisht quhet mbretëresha Bee (queen bee) bie fjala këngëtarja me famë Beyonce në mënyrë që psikologjia e njerëzve të harrojë thellësisht të vërtetën e energjisë superiore të Perëndeshës «MahaKali» e cila ekziston e gjallë në Natyrë dhe në Univers si edhe zhduk praktikisht mënyrat për t’u lidhur me të. Mirëpo ne shqiptarët besnikë të kesaj energjie primordiale, e kemi ruajtuar simbolin e saj në veshjen tonë të shenjtë të Xhubletës.
Le të përmendim disa nga legjendat shqipëtare të freskëta në memorjen tonë kolektive edhe në ditët e sotme. Kemi legjenden e gurit të bletës ku dikur një djalë i ri nga fshati shkon tek guri i “Bletës” për të marrë mjaltë. Aty kishte shumë bletë dhe mjalti ishte në sasi të madhe. I riu futet brenda në gur dhe fillon të mbushë enët me mjaltë. Guri i thotë djalit se duhet të marrësh mjaltë vetëm aq sa të takon. Por ai nuk e dëgjon duke vazhduar të marrë mjaltë pa u ndalur. Atëherë guri mbyllet duke e zënë brenda.
Sipas legjendave pellazge të hershme thuhet se Nëna Mbretëreshë, fluturoi një ditë nga mali Himetus drejt Olimpit për t’i paraqitur Jupiterit dhuratën e saj të vyer: mjaltin e saponxjerrë nga hojet (sic shikojmë pjesa Xhu mund të lidhet me energjinë e Ju-piterit (Jove, Xho, Xhu bleta). Jupiteri, plotësisht i mrekulluar nga shija e mjaltit, i premtoi Nënës Mbretëreshë se, në këmbim, do t’i jepte çfarë të dëshironte.Ajo e dinte çfarë dëshironte: “Dua një thumb me të cilin të thumboj për vdekje cilindo të vdekshëm që do të dojë t’i afrohet mjaltit tim!” (epoken ku njeriu u bë i babëzitur dhe filloi të thyente ligjet hyjnore të Universit).
Artemisa konsiderohej si perëndesha e bletëve pra lidhej me përdorimin e mjaltit si ushqim hyjnor. Zeusi apo Jupiteri i Pellazgëve qysh fëmijë u ushqye me mjaltë nga zana a maleve (mjalt, mal). Kur Rhea lindi Zeusin, në mënyrë që Kronosi mos t’ja hante apo vriste të birin e saj, e fshehu Zeusin në një shpellë ku nimfa Melisa e ushqeu dhe e rriti me mjaltë dhe me qumështin e dhisë Amaltea. Kronosi kur e mori vesh këtë gjë e shndërroi Melisën në një krimb gjigand toke, por Zeusi e shndërroi Melisën në një bletë gjigande me krahë të arta.
Profesor Petro Zheji sqaron tek “Shqipja dhe Sanskritishtja” se fjalët dikur referonin tek Qendra, e paraqitur me simbolin (x = -x).
Xha është një titull nderi që dikur i thuhej në shenjë nderimi qoftë gjinisë mashkullore ashtu si edhe femërore. Kjo na bënë të kuptojmë fare lehtë titullin Xha, që sot përdoret vetëm për gjininë mashkullore si Xha, xhaxhi, xhaxha sepse dituria e Qendres apo unifikimit të energjisë mashkullore hyjnore diellore dhe femërore hyjnore hënore ka humbur, mirëpo interesante është se këtë dituri të humbur e gjejmë të koduar tek asimetria e Xhubletës së Hasit (shiko videon më poshtë).
Koncepti i burrneshave nga energjia primordiale e quajtur sot si MahaKali, që vret edhe meshkujt demonë saqë as edhe perëndite nuk mund ti vrisnin dot, ndërsa ajo Po. Ji (Xhi) në sanskritisht është një titull i lartë nderi edhe sot në indi që përdoret tek emrat mashkullorë dhe femërorë si guru ji, master gi etj.
Rrënjën Xhu apo Xhi (Ji/Gi) mund t’a gjejmë tek fjala italisht mbretëreshë (re gina, sans. raji ku pjesa Re është mbreti dhe gi/xhi është rrenja e kuptimit të mbretëreshës). Pjesa Xhu gjendet edhe tek emrat femerore te tjere si: Xhu lieta, Xhu sefina, Xhu li, Xhoana (mbretëresha e Hanës) etj.
Përfundimisht mund të deklarojmë se «Xhu Bleta» është Mbretëresha e Bletëve.
Ja ku u zgjidh edhe misteri i emrit të Xhubletës!!!
Ruajtja e veshjes se Xhubletës dhe e simboleve të shenjta në të është një nga pasuritë më perlë e të gjithë shqipëtarëve.
Xhubleta përmban në të shumë simbole Vedike të tjera përvec bletës. Aty gjejmë diellin, hënën, yjësitë astrologjike, gjarpërin, chakrat, peshkun, gaforren, planetët, swastika, spiralja e artë, lulen e lotusit, Hyjninë Shiv me hënën në kokë, rrufetë, shpendi garuda i perëndisë Narayan që më pas u quajt i Zeusit, insekte të brumbullit, balanca e energjisë hënore dhe diellore brenda trupit tonë, energjia kundalini, gjeometria e shenjte hyjnore si edhe simetria e pathyer e shkencës më të fundit.
Në sanskritisht mjalti quhet madhu (lidhet me shqipen madhërishëm, madhëri, shpirtmadh, i qendërzuar (medi). Xhubleta është veshje për një trup të qendërzuar, nëse vajza apo gruaja që e vesh bën qendërzimin e trupit të saj, flet nga qendra e gojës, respekton Natyrën, qeniet e larta hyjnore, mëson dhe zbaton ligjet hyjnore të Universit, veshja e xhubletës atëherë është rritje e madhe shpirtërore për të, është përjetimi i një jete të lumtur sepse kështu do të mbrohesh nga Hyjnesha fuqiplote, përndryshe nuk do të mbrohesh. Nëse vibracionet e gruas janëë ulta, veshja e xhubletës mund ti uli ato më shumë që nënkupton vuajtje dhe shqetësime. Nëse vibracionet e gruas janë të larta (ndodh vetëm nga qendërzimi i trupit – Meditimi LotusOcean) ajo nuk përjeton kurrë vuajtje por vetëm gëzim dhe lumturi.
Tek Zona e Hasit gjejmë një asimetri të theksuar simbolesh në Xhubletë, kjo sepse Shqipëtarët Vedik në kohët e arta e dinin si funksiononte trupi fizik, dinin dhe i zbatonin ligjet hyjnore dhe e rrisnin shpirtin e tyre ndërsa kishin një jetë tokësore njerëzore. Ata e dinin se ashtu si hëna dhe dielli që i shikojmë me sy të lirë ashtu është edhe brenda trupit të njeriut (qoftë mashkull apo femër). Pra cdo njeri ka kanalin e energjisë hënore të majtë dhe diellore të djathtë brenda trupit të tij. Ata këtë gjë e kanë përshkruar në Xhubletë dhe e kanë ruajtur për mendimin tim plot sakrifica këto simbole me kuptime jetësore kaq thelbësore. Asimetria e Xhubletës në Has sqarohet lehtë pasi dy kanalet e trupit të njeriut hënor dhe diellor dhe jeta e trupit të njeriut duhet të bëhet e tillë që këto dy kanale energjie t’i balancojmë nëpërmjet qendëzimit që të arrihet simetria e shenjtë hyjnore. Të lashtët n’a tregojnë kështu një nga qëllimet e jetës trupore. Prandaj kemi kaq simbole të hënës dhe diellit, si edhe shenja të tjera të zoodiakut si gaforrja, yjet, planetet, spiralja e arte, veza e artë kozmike, Orat, kozmolgjia kozmike, shqiponja hyjnore apo madje se si arrihej truri shqiponjë që karakterizonte një shqiptarë të vërtetë.
Falenderime të përzemerta ndaj studiuesve të njohur të Xhubletës në Shqipëri Linda Spahiu, Afërdita Onuzi, Jaho Brahaj, Rrok Zojsi, Rita Kalaj Shkurtaj, Kelmend Karuni dhe në vecanti për mikeshën Luljeta Dano. Të gjitha fotot e Xhubletave në këtë studim janë marrë prej tyre (shiko videon më poshtë).
Për ilustrime dhe qartësi shpjegimi ju këshilloj të shikoni videon time të zgjidhjes së Misterit të Xhubletës nga Bleta:
Комментарии