Mjaft më, si Sulltanë dhe si vezira, Ertugrul e Shpëtimtarë dalin në media Politikanët, Analistët, Opinionistët. Drejtësia nxiton të amnistojë kriminelët dhe të shpallëë ardhjen e parajsës.
Të rreshtuar përballë njëri tjetrit jemi gati të zbrasim breshërinë e akuzave, shpifjeve, intolerancën dhe dhunën. Si mbretër me shumë krena ky model qeverisës dhe partiak po na merr zhvillimin, energjinë dhe po na shplan trurin..Mjaft më!
Boll më, se na mërzitët me mllefin e përditshëm që spërkatni në gjithë Shqipërinë. Shqipërinë e bëni vejushe dhe pastaj i vini nofkën e pamoraltë. - Ky është kriminel, tjetri na qenka kryemafioz!!! Një tjetër kryehajduti. Një tjetër punon për të huajt dhe KGB-në. Opozita nuk na duhet dhe duhet të heshtë se punon kundër atdheut. Protestat i shërbejnë armiqve dhe janë kundër integrimit. Të heshtim të nderuar dhe mos të shajmë qeverinë. Votime të bëjmë se quhen zgjedhje. Kriminelët që u bënë kryetarë nuk kish dieni Kryeministr, por ata hynë tinëzisht. Çfaj ka Ministrja se nddhin skandale në Shkolla dhe nxënësit pijnë hashash dhe zihen me thika? Çfaj ka policia se gjimnazistët shkojnë në lokale për seks? Juve jeni komplet në autobuz! Kujt i shërben gjithë ky vrer dhe teatri pa ngjyra që luani të dashura media, politikanë, opinionistë dhe analistë? Shqipërinë e kryqëzuat dhe e gozhduat si Krishtin e gjorë. Pastaj i bëtë xhenazen duke qarë me lot krokodili. Mjerë ne që na kanë pushtuar këta shplarësit e trurit. Pse nuk heshtni më mirë dhe të na lini në hallet tona? Boll më, se jeta nuk është bardh e zi dhe siç na e servirni ju o Analistë, Opinionistë dhe Politikanë. Edhe në Shqipëri jetohet dhe punohet. A do na lini të punojmë dhe jetojmë në këtë vend? A do i ndalni mallkimet për rininë që e detyroni të lërë atdheun? Pse për ç'do arritje ngrini vetullat dhe rrudhni buzët? Pse ulërini dhe bërtisni dhe debatet televizive i ktheni në "llogje kavaje"? Nxiheni dhe bëheni stuhi sa herë atdheu bën hapa përpara? Pse o politikanë nuk konkuroni me programe dhe me intelektualë, por me kriminelë dhe me njerëz që mbajnë fjalime debatiku sikur do çlirojnë atdheun?
Kryeministri bën si Sulltan me shumë vezirë.
Presidenti gati të marrë kalin me shqiponjën në ballë dhe të shpëtojë mëmëdhenë.
Kryeopozitari herë del si Ertugrul dhe herë bëhet si Manhatma Gandi. Pastaj pajtohen sikur ska ndodhur asgjë.
Drejtësia ende pa kokë pret që të gjejë ëngjëllin në Tokë.
Çështë gjithë ky ekstremizëm?
Ndërsa kthehemi të lodhur nga puna dhe stresi i ditës, përpiqemi që të dëgjojmë ndonjë lajm të mirë. Televizori mbetet e para alternativë.
Përpijmë emisionet televizive me shpresën se do mësojmë diçka të re dhe të bukur për të ardhmen tonë. A thua mund të gjejmë një shpresë?
Por, mbetemi të zhgënjyer dhe të habitur sesi emisionet më të ndjekura politike, nuk kanë në tematikën e tyre çështjet që shqetësojnë komunitetet, hallet e njeriut të thjeshtë dhe problemet apo edhe arritjet.
Të diskutosh "për mustaqet e Çelos" dhe të injorosh problematika të shumta. Çfarë media është kjo dhe kujt i shërben? Shplarja e trurit kryhet më së miri nga këto media që i shërbejnë interesave të ngushta.
Halli kryesor është Presidenti Meta, Zemërimi i Bashës dhe batutat e Ramës.
Rrotull kësaj vërtiten disa analistë politikë që përditë e më shumë na shplajnë trurin me idetë që hedhin. Nuk kemi probleme dhe çështje të tjera ne vallë?
Boll më o pseudointelektualë! Na mërzitët dhe na morët edhe atë energji pozitive që kemi.
Befas mu kujtua Ferma e Kafshëve: "të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa janë më të barabarta se të tjerat"
Comments