top of page
Search

Mjeshtri Petro Zheji flet me dishepujt e tij Rudina Robertsen dhe Afërdita Zaja

Petro Zheji është gjuhëtari, matematicieni, fizikanti, filozofi përkthyesi i shumë veprave botërore, mistiku i vetëm i vërtetë shqipëtar.

Petro Zheji jo vetëm që është autori I veprave 'Shqipja dhe Sanskritishtja 1, 2' , 'Libri i Aforizmave' dhe 'Roli Mesianik i Shqipes' por ai është zbuluesi gjuhës së pare botërore që është gjuha e strlashte Hyjnore e nëndheshme gjuha e Algoritmit Simbolik.

Petro Zheji është I vetmi që ka vërtetësuar shkencërisht Rolin Mesianik të Shqipes si edhe lashtësinë e padiskutueshme të saj duke e vendosur gjuhën Shqipe në një rang të vërtetë Superior karshi gjuhëve të tjera të botës.



Petro Zheji është ndër të tjera Fizolofi më i madh Shqipëtar, pavarësisht dhe paturpësisht nuk njihet nga të rinjtë e sotëm. Tek veprat e Petro Zhejit zbulimi i Petro Zhejit na ndihmon mjaft qartë për të kuptuar filozofitë e të mëdhenjve Spinoza, Heidegger, Hegel, Kierkegaard na ndihmon të kuptojmë gabimet keqdashëse e të qëllimshme të Fizikës klasike si edhe qartëson dhe superon Fizikën moderne Kuantike.

Mistiku Petro Zheji është i pari në botë që nxjerr në pah Filozofinë e Gjuhës, që nga Shqipja, Sanskritishtja deri tek të gjitha gjuhët e tjera të botës duke ndërthurur Mitollogjitë botërore, Kozmollogjinë, Fetë, Biblën, Kuranin, Hindet, Vedat me vetë gjuhët konceptuale në botë. Akademia shqiptare nuk e njeh mire veprat e Petro Zhejit sepse në rradhë të pare nuk i ka studiuar, për nga keqdashësia dhe akoma më tepër nga injoranca trashanike që i rrethon ata të gjithë së bashku.

Afërdita Zaja ka sjellur veprën në 2015 bashkëpunim me Profesorin të titulluar 'Vizioni Mistik i Universit dhe Norvegjishtja', kuptohet edhe e përkthyer në Norvegjisht nga vetë ajo dhe Even Andre Roekke në vitin 2017 të tilluar 'Universets Mystiske Visjon og det Norske Sproket'. Ky libër është vazhdimësi e pastër e veprave të Petro Zhejit. Dituria e Petro Zhejit do të përhapet vetëm nëpërmjet dishepujve të tij në këtë rast sic dëgjohet nga Afërdita Zaja dhe motra e saj Rudina Robertsen.

Ka edhe dishepuj të tjerë si Përparim Kabi etj. Profesori, Mjeshtri Shqipëtar Petro Zheji flet me dishepujt e tij Rudina Robertsen dhe Afërdita Zaja të cilat janë gjithashtu motra. Videoja është realizuar nga Afërdita si dhuratë ditëlindje të motrës së saj Rudinës në vitin 2020. Biseda origjinale është realizuar në korrik 2014. Mund t'a degjoni duke klikuar ne videon e meposhtme:



Comentários


bottom of page