nga Mirela Mezani
Për herë të parë, në Tiranë në datat 16-18 Janar 2020, Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, si dhe nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Shtetit për Diasporën, ka organizuar Samitin e grave në biznes.
Ky aktivitet kishte për qëllim krijimin e një nisme të veçantë për rrjetëzimin dhe ofrimin e shembujve të grave të suksesshme në leadership, administratë, sipërmarrje dhe biznes.
Shoqata “Women Alb World” International Association, pati kënaqësinë dhe nderin të ishte pjesë e panelit të diskutimeve, duke sjellë në vëmendje rolin që kanë femrat Shqiptare kudo ku ato ndodhen për fuqizimin ekonomik.
Zj. Mirela Mezani, në cilësinë e Presidentes së shoqatës, por edhe si një femër e sukseshme në biznes, theksoi sfidat me të cilat përballen femrat Shqiptare, kryesisht në diasporë dhe nevojën e këtij rrjetëzimi për të shërbyer si shembuj për mirë integrimin. Vetëm së bashku mundemi🤝
Gjeneve, 19/01/2020
Comments