top of page
Search

Mos hesht kur te shkelin te drejtat e tua !


Nora Malaj


- Si e ke emrin? pyeti profesori i lëndës "E Drejta Ligjore" njërin nga studentët.

Pasi i tregon studenti emrin e tij, profesori i thotë pa asnjë arsye:

- Dil jashtë !

Studenti bëri përpjekje për t'a mbrojtur veten por më kot, doli jashtë duke e ndjerë padrejtësinë që u bë ndaj tij ndërsa studentët e tjerë të gjithë heshtën.

Profesori filloi prapë ligjërimin, tani me një pyetje drejtuar studentëve:

- Pse vendosen rregullat dhe ligjet ?

Njëri nga të pranishmit tha:

- Për të kontrolluar veprimet e njerëzve!

Një tjetër tha: - Për t'u zbatuar...

Një tjetër tha: -Për të mos i bërë padrejtësi i forti të ligut!



Profesori tha: -Mirë, por vetëm kaq s'është e mjaftueshme!

Njëri nga të pranishmt tha: -Deri sa të realizohet drejtësia.

Profesori tha: -Po, kjo është përgjigjja, tani çfarë është dobia e drejtësisë?

Njëri tha: -Të ruhen të drejtat e njerëzve dhe mos t'i bëhet asnjërit padrejtësi.

Profesori u thotë: -Tani përgjigjuni pa u frikësuar; a i bëra padrejtësi shokut tuaj kur e nxorra nga salla?

Të gjithë njëzëri thanë: -PO!

Profesori i hidhëruar tha: -Pse atëherë heshtët dhe nuk vepruat diçka?! Çfarë dobie ka vendosja e ligjeve nëse nuk kemi guximin t'i zbatojmë ato...?!

Nëse ju heshtni kur dikujt i shkelet e drejta duke mos e mbrojtur atë, keni humbur njerëzoren tuaj, në fakt njerëzorja është e panegociueshme të eliminohet!

Pastaj profesori ftoi studentin që e nxorri jashtë dhe i kërkoi falje para të gjithëve dhe tha:

-"Ky është mësimi për sot; detyrë e juaja mbetet ta aplikoni në shoqërinë ku jetoni sa të jeni gjallë!"

Është një aktualitet ky për shoqërinë shqiptare që hesht kundrejt padrejtësive !!!

Comments


bottom of page