top of page
Search

Mos ma vidhni dhe revoltën

Nga Mirela Cela Jorgo

Mos ma vidhni dhe revoltën Mos ma vidhni dhe atë zemëratë për kulisat që veprojne tinëzisht në çdo proteste. Mos ma kthe zemërimin në ca fjalime patetike për të fshehur paaftësine , gënjeshtrën , mashtrimin . Mos ma shumëzo me 0 luftën për nje kauzë që besova se është e drejtë. Mos më lobo ca individë të cilët zbuan dhe ia ulën nervin asaj proteste. Mos më mbyll gojën të flas sa të më çahet kraharori. Mos më vrit për të disatën herë pasionin për të bërë më të mirën. Mos me fyej inteligjencēn!










Mos më fut tek ajo turmë që vetëm duartroket idiotësinë dhe hipokrizinë. Mos ngordh instiktin për të parë ligësine , zvarritjen si shtiret si hero.

Sytë e mi, veshët e mi, shpirti im ka parë dhe dëgjuar shumë në atë protestë. Kam mbyllur gojën por jo mendjen për hir të kauzës që sot u shkërrmoq si kafeja tek mulliri. Mos dhe mos...

Kommentarer


bottom of page