Si drenushe pupël bardhë afër lumit
të prita -
në livadhet gjelbëroshe
vargëzova kurora lulèsh për ty
Mallëngjehesha afër lumbardhit
në fletorén e vogël plot kujtime
me lapsin shumë ngjyrësh për ty
Flisja me diellin , hënën, yjet...
U rrëfeja për sytë e tu tè bukur si kristal
Për zërin si bilbili duke i kënduar luleve plotè aromè
Si ke ecur në korridorin e gjatë të asaj kohe
Kur hapa derën dhè si engjëll mé erdhe né kraharor
Buzëqeshjen e kishe ngrohtësi shpirti
Nè dhomën e vogël plot rreze dielli
si dy engjëj té pa djallëzuar
Si dy të dashuruar në një romancë filmi
Në një të bukur udhëtim ... ishim.
Rabije Bytyqi
Prizren kosovê 🇽🇰🇦🇱
Tetor, 2022
Comments