Më the lamtumirë / Gladiola Jorbus
- miremengjes.net
- Feb 21, 2020
- 1 min read
Më the lamtumirë. Me peshën e tradhëtisë mbi supe. Teksa marrëzisht vallëzoje, me gënjeshtrën e mosdashurisë.
Dhembja ime, mbi zemrën e tokës e shtrirë, fekondohej nga lotët e shiut. Me sytë e ngritur drejt qiellit, putha një rreze drite.
Nuk çmësohem dot
me mungesën tënde.
Lutem, sërish të kthehesh,
me lindjen e diellit!
Comments