top of page
Search

Na ishte njehere Administrata Publike


Nga Anxhela Qyshka


Kemi degjuar shume te flitet per ty, Administrate Publike e pos viteve 90’.

Politikanet jane betuar e sterbetuar se nje dite ty do te te japin hijeshine dhe vendin e duhur.

Por, ti ke mbetur kaotike, e brishte dhe arrogante njekohesisht. Ne fund fare ti mbetesh nje viktime e keqqeverisjes.


Ti here na shfaqesh si vajza e deshperuar, e tradhetuar dhe e lene pas dore, por edhe si arrogante, gangstere, hajdute dhe plot makuteri.


Ti je njekohesisht ne syrin tone viktime dhe bashkefajtore e ketij zhvillimi te munguar.


Administrata e vendit time, ti je ndoshta gjeja me e keqperdorur e ketyre viteve pos-demokraci.

Pas cdo premtimi kryesisht qe kujtohet ne kohe fushate ty te ngrene ne piedestal dhe pas zgjedhjeve te fshikullojne ne token e atdheut tim me poshtersi.


Administrata shikohet rendom si “Lopa per tu mjelur” dhe a si instrument per te marre perparesi ne votime ne kohe pragfushate. Keshtu, duke e politizuar administraten publike dhe jo duke e bere funksionale dhe profesionale vendi yne shkon keq edhe me keq.


Nje nga motot e forta qe duhet sot te ishte ne shoqerine civile, opinionin publik, politike, fushate duhet te ishte: Na duhet Administrata Publike Profesionale.


Na duhet nje administrate me profesioniste te perzgjedhur me konkurs.

Na duhet qe vendi qe shpallet vakant te jete realisht vakant dhe jo fiktivisht.


Na duhet nje administrate realisht e pavarur, profesionale, promotore e zhvillimit te vendit.

Na duhet nje administrate si magnet per thithjen e vlerave.


Por, cuditerisht as opinionistet, gazetat, media, politika nuk e ve theksin tek Administrata Publike dhe reformimi i saj.

A do te kemi ndonjehere Administrate Publike realisht te pavarur, profesionale dhe mirefunksionale? Si do ndodhe kjo?

Kjo eshte nje nga pikat e forta qe duhet duskutuar sot.


Sot mbetemi tek fjalia e fillimit te cdo perralle:


Na ishte njehere Administrata Publike


Comments


bottom of page