Sipas Bordit të Transparencës nafta do të shitet me 248 lekë/ litër. Kujtojmë se në bursa është ulur çmimi, por në Shqipëri vetëm ngrihet. Sipas reagimeve të shumta të qytetarëve kjo do të çojë në zbrasjen e xhepave a tyre dhe rrënimin e ekonomisë. Rritja e naftës rrit edhe çmimet e tjera zinxhir.
Kjo situatë e pakuptimtë me rritjen e çmimit edhe kur në bursa ulet duket se është një pazar i turpshëm. Ndërkohë shoqëria civile po përgatit protesta të reja. Ka ardhur edhe reagimi nga Z.Lapaj për këtë temë, ku ai bëri të qartë se protestuesit do të vijnë së shpejti në dyert e Kryeministrisë. Por, në mbështetje të kësaj ideje duket së është edhe deputeti Erion Brape. Në një postim në Facebook ai ka nxjerrë një status ku ironizon:
Postimi i Braçes:
NAFTA TANI;
NGA 120 DOLLE/FUCI ME 31 MAJ,
NE 112-113 DOLLARE/FUCI TANI.
Meqe po shisni me 248 leke/liter,
jo per gje tjeter!
Se ju shisni sipas burses apo jo, jo sipas rezervave te rafinerive e aipas rezervave tuaja kur blini nga rafinerite!
APO JO?
留言