top of page
Search

Nashi Brooker: "Shoqëria shqiptare nuk është një shoqëri që bashkëpunon"

Nga Tanush Çaushi

Nashi Brooker, është një aktiviste mjaft e famshme në Britaninë e Madhe, por edhe në mbarë trevat shqipfolëse. Nashi Brooker me idealizmin e saj të theksuar dhe patriotizmin pozitiv përbën një vlerë të shtuar dhe një pasardhëse të denjë të figurave që kanë spikatur në histori si Fan Noli dhe Faik Konica.

Në një intervistë të saj në ALBUK së fundmi dëgjuam jo vetëm një oratore të mirë, por edhe të ekuilibruar.

Për të shteti anglez ofron mundësi të mira për mbarshqiptarët. Britania është një nga vendet më të mira për emigrantët, shpresoj që kjo mos të ndryshojë me Brexit.

Por, gazetat në Britani nuk shkruajnë me nota pozitive. Dicka ka ndryshuar.

Pyetjes së gazetarit se sa bashkëpunues është komuniteti shqiptar me njëri tjetrin Znj.Brooker iu përgjigj:

"Shoqëria shqiptare nuk është një shoqëri që bashkëpunon, por jo se nuk do të bashkëpunojë, por gjërat shkojnë shumë shumë larg."

Gjatë viteve të monizmit, u shkrinë lidhjet midis qelizave të shoqërise shqiptare.

Komuniteti shqiptar trashëgoi urrejtje, pabesi, ne nuk i besojmë njëri tjetrit. Është një shoqëri që ka frikë. Këto janë simptomat të shkatërrimit të asaj që i mban njerzit bashkë.


Intervistën e plotë mund ta gjeni ne Linkun më poshtë:





Comments


bottom of page