Nga Pajtim Çaushi
Ditën e shënjuar të 108 vjetorit të pavarësimit të vendit, pra më 28 nëntor 2020 në qytetin simbol të Vlorës, Presidenti i vendit i dha valltarit të shquar virtuoz titullin e lartë MJESHTËR I MADH (pas vdekjes).
Nder për të shquarin në disa valle si kërcimtar e me xhevahir të ndritshëm Vallen e Osman Takës.
Nder për familjen e fisin e tij të njohur për trimëri e atdhetari që nga gjysh Abedini - dëshmori i çetes së Muharrem Rushitit.
Të njobur edhe për shoqëri, aftësi, vullnet e talent shprehur aq kulmor tek i paharruari Taip Madani.
Nder për vendlindjen, fshatin Shalës ku nisi talenti.
Nder për Konispolin ku shpalosi e përhapi tek të rinjtë e të rejat elegancën e kërcimit popullor.
Nder për Çamërinë që e veçoi dhe e ndriçoi për vlerat e saj të paçmuara etno kulturore.
Nder për Shqipërinë që e lartesoi aq bukur në skenat e festivaleve folklorikë të vendeve të ndryshëm të Europës.
Nder për ne të njohurit, shokët e miqtê e tij që i vleresuam e nxitëm talentin, që i njohëm shpirtëmadhësinë e zemrës e hovet e shpirtit prej artisti perherë nê kërkim e zbulim.
Nder për të gjithë:
per ata qe e kuptuan dhe s'e kuptuan,
që e vlerësuan dhe smiruan,
që e deshën dhe e vëngëruan,
që e harruan dhe që shkruan...
Pra, nder për të gjithë!...
Por veç një pyetje më vjen rrotull, më cingris e nuk më hiqet:
Pse kaq vonë, pse pas vdekjes?...
Se Mjeshtri i Madh nuk shkëlqeu në tejjetë mes të ikurve. Ai talentn e shfaqi në jetë dhe kënaqësinë estetike na e fali ne të gjalleve...
Atëherë, pse o shtet kaq vonë flet?...
Duhet të vdes që t'i bësh respekt?...
Mos qëndro plogët si zhaba nën gurë me shprehjen ne buzë:
Më mirë vonë se kurrë!...
Comments