Duke kujtuar historinë e Kalasë se Rozafës, ndërto ditën dhe prish natën, a nuk duhet që për çështje të tilla si ekonomia dhe investimet të kemi vetëm një stategji të vetme? Ekonomia kombëtare nuk mund dhe nuk duhet të jetë pre e interesave të ngushta të një mandati qeverisës, por një motor energjetik për zhvillimin e vendit.
Tashmë që është viti i shtatë i qeverisjes së majtë, pyetja më normale që u vjen ndërmend shqipëtarëve është:
- Çfarë keni realizuar në këto vite që u kemi dhënë besimin dhe të drejtën për të qeverisur? Çfarë mund të bëhej më mirë dhe çfarë mund të bëhej më keq?
Duke mos dashur të marr përsipër rolin e gjykatësit, pasi është votuesi që e gjykon le të hedhim një vështrim të shkurtër realist për sferat më të rëndësishme siç është Ekonomia dhe Investimet dhe cilat janë arritjet dhe të metat që duhen rregulluar:
Ekonomia dhe Investimet:
Të metat kryesore:
Bie në sy mungesa e Investimeve të mëdha me financim publik. Autostrada të reja, Tunele dhe vepra të mëdha Infrastrukturore nuk janë ndërtuar. Nëse në qeverisjen e djathtë, u realizua rruga e Kombit, Tuneli i Elbasanit dhe shumë vepra të rëndësishme infrastrukturore, duket se mandati qeverisës do të mbyllet vetëm me krenarinë për Investimet e kryera me PPP-të.
Shkurtimisht kanë munguar Investimet e mëdha publike me financim nga buxheti dhe donatorët.
Ka pasur investime të vogla, por modeste për rolin e tyre në ekonomi.
Nga ana tjetër nuk kemi edhe investime të mëdha të huaja. Kujtojmë rolin pozitiv në ekonomi të TAP dhe HEC Devolli. Por këto projekte janë të periudhës demokrate dhe nuk ka kontribut qeverisja e majtë.
Rasti i biznesmenit të dhunuar që do investonte qindra miliona dollarë në gjirin e Lalëzit është rasti i klimës së keqe ndaj biznesit të huaj.
Menaxhimi i projekteve nuk është në nivelin e duhur. Vihen re vonesa dhe mungesa në cilësi që nga hartimi i projekteve, prokurimi deri tek zbatimi i punimeve. Pra edhe menaxhimi çalon.
Lufta ndaj informalitetit është bërë me aksione dhe jo e qëndrueshme.
Mosnxitja e bizneseve të reja të mesme dhe të vogla.
Arritjet:
Arritja më e rëndësishme duket stabilizimi i pagesave dhe ulja e borxhit në pagesa ndaj biznesit.
Pagesat në Sistemin elektroenergjetik dhe Investimet në këtë sektor janë përmirësuar.
Edhe Ujësjellësi ka një rritje të arkëtimeve dhe investimeve, por mbetet shumë punë për të bërë.
Rritja ekonomike ka qenë pozitive, megjithëse e pandjeshme në jetën e qytetarëve.
Inflacioni ka mbetur në nivele të ulta.
Konkluzioni:
Përfundimisht si konkluzion i përgjithshëm është se ekonomia dhe Investimet nuk po ecin me ritmin e duhur që kërkon shoqëria dhe zhvillimi i vendit. Qeverisja e majtë në këtë drejtim nuk ka çfarë ofron më.
Nevojitet një strategji kombëtare për Ekonominë dhe Investimet e huaja në tërësi. Pamvarësisht kush është dhe do jetë në pushtet kjo strategji duhet të jetë në fuqi dhe ti rezistojë kohës.
Duhet që forcat opozitare dhe pozitare të bashkëpunojnë në këtët drejtim.
Fjala vjen, për rastin e menaxhimit të fondeve për tërmetin, duhet të menaxhohen në mënyrë bipartizane, sepse janë fonde që i takojnë kombit dhe jo partive politike dhe një qeverije të caktuar.
Pamvarësisht kontradiktave të shumta dhe mosmarrjes vesh, është e detyrueshme që për shumë çështje që tejkalojnë mandatet qeverisëse,të kemi një strategji afatgjatë dhe ta zbatojmë atë.
Për çështje si ekonomia të merremi vesh dhe të hartojmë dhe zbatojmë një Strategji të vetme.
Ka ardhur koha dhe ka kaluar tashmë që duhet të ndezim motorim e ekonomisë.
Comments