top of page
Search

NDRYSHIMI VETVETES - SHPËRNDARJA E ENERGJISË

Mundemi,pra, ju dhe unë, të provokojmë në mëvetësitë tona pa asnjë reagim të jashtëm, pa bindje, pa donjë frikë ndëshkimi- mund të nxitim në thelbin e qënies sonë një kryengritje të plot, një shndrrim psikologjik, deri sa të pushojmë së qëni barbarë, të dhunshëm, antagonist,ankthëtarë, të frikësuar, të paafrueshëm, lakimtarë dhe të gjitha shprehitë e tjera të natyrës sonë me të cilat kemi ndërtuar shoqërinë e korruptuar, në të cilën jetojmë përditë?? Eshtë e rëndësishme të kuptoni që në fillim se nuk formuloj ndonjë teori filozofike dhe asnjë ndërtesë teologjike apo ide me kontekste teologjike.


Besoj se të gjitha ideologjitë janë tejet idiote.Ajo që është e rëndësishme nuk është filozofimi i jetës, por të vërej çdo njëri se çfarë ndodh realisht në jetën e tij, jashtë dhe brenda saj. Në se vëreni nga shumë afër ç'është ajo që ndodh dhe e analizoni, do të shikoni se është e bazuar në një perceptim mendësor dhe intelekti nuk është e gjithë fusha e ekzistencës, është një copëz dhe një copëz sa do vyrtuoze të jetë, sado e lashtë dhe tradicionale të jetë, mbetet nJë pjesë e vogël e ekzistencës, ndërsa na duhet të merremi me plotërinë e jetës. Por kur vështrojmë të mësojmë ç'ndodh në botë, do të fillojmë të kuptojmë se nuk ka jashtësi dhe brendësi rrugtimi.

Ka vetëm një rrugtim unik, një plotëri levizjeje, brendësi lëvizjeje që shprehet si jashtësi dhe jashtësia që reagon në brendësi. Që të jesh i aftë të vëresh, mendoj se kjo është domosdoshmëri, se në se dimë të vërejmë , të gjitha duken më të pastërta dhe të shikosh nuk duhet as filozofia dhe as mësimdhënsi. Nuk duhet asnjë që të të thot si të vështrosh, Thjesht vështron.Duke vështruar të gjithë ikonën dhe jo logjikën sipërfaqësore por realen, atëhere mundej lehtë e spontanisht të tjetërsosh vetveten? Kjo është tema reale. Është e mundur të sjellë një krYengritje të plot në shpirt? Pyes, cili është reagimi juaj në një pyetje të tillë. Mund të thoni' 'nuk dua të ndryshoj''. Shumica e njerëzve nuk dëshirojnë dhe më tepër ata që janë diçka të siguruar nga ana ekonomike e shoqërore apo kanë besime dogmatike dhe janë të kënaqur që t'i marrin vetvetet tona dhe gjërat siç janë ose me një mënyrë pakëz ndryshe. Me këta njerëz nuk mund të bëjmë asgjë. Ose mund të thoni:' ' Eshtë shumë vështirë, nuk është për mua''. Në këtë rast ju do të keni bllokuar vetveten, do të keni ndaluar të analizoni dhe nuk ka shkak të shkoni më tej. Edhe pse mund të thoni:' ' Shikoj nevojën për një ndryshim thelbësor të brëndshëm të vetvetes, por si mund ta arrij? Ju lutem më tregoni rrugën, më ndihmoni ta bëj''. Në se thoni diçka të tillë, nuk interesoheni për ndryshimin, nuk doni realisht një ndryshim thelbsor, por thjesht një metodë për sistemin që sjell ndryshimin. Po të isha një idiot i mjaftueshëm dhe ju po kaq të tillë, do t'ju jepja një sistem për ta ndjekur, por nuk do të bëni asgjë, vetëm do të kopjoni dhe imitoni, do të nënshtroheni dhe dorzoheni dhe kur të bëni këto do të keni pranuar tek vetvetja autoritetin e një tjetri dhe që në atë çast fillon përplasja mes vetvetes tuaj dhe autoritetit. Ndjeni se duhet të bëni një gjë të veçantë, se kështu u kanë thënë e megjithë atë nuk jeni të aftë ta bëni. Keni thirrjet tuaja ,përpjekje dhe shtypje që përplasen me sistemin që mendoni se duhet ta ndiqni, kjo dëfton se jeni andifatik. Kështu drejtoheni në një jetë të dyfishtë, nga njëra anë ideologjia e sistemit dhe në tjetrën realiteti i qënies suaj të përditëshme. Në përpjekje ti nënshtroheni ideologjisë, tensiononi vetveten- ndërkaq ajo që është në realitet është e vërteta jo ideologjia, por kjo që jeni ju. Në se do të përpiqeni të mësoni vetveten në bazë të një tjetri dotë mbeteni përgjithmonë njeri ' ' nga dora e dytë''.


Njeriu që thotë' ' Dua të ndryshojë ,por më thoni si'' duket i sinqert, shumë serjoz, por nuk është. Do një autoritet që shpreson se do ti sjell rregullin tek mëvetësia. Po mund një autoritet të sjell rregull brenda nesh? Rregulli që vendoset nga jashtë lind ngatrresa. Mbase do ta kuptoni këtë të vërtet mëndërisht, por mund ta zbatoni realisht , që truri mos të ndikohet nga asnjë autoritet, nga ai i librit, nga autoriteti mësuesit, bashkëshortit a bashkëshortes, i prindërve, i mikut apo shoqërisë. Gjithmonë funksionojmë në bazë të një prototipi dhe prototipi bëhet ideologji dhe autoritet, Në çastin që do të shikoni realisht se pyetja ' ' Si mund të ndryshoj''? vendoset automatikisht një autoritet i ri, atëhere keni ikur përgjithnjë nga gracka e autoritetit. Le ta vërejmë më pastër: Shikoj se duhet të ndryshoj rrënjësisht qënien time. Nuk mund më të mbështetem në asnjë traditë, se tradita ka provokuar këtë ferr ekzistence, dorëzim dhe nënshtrim. Nuk mund të kërkoj nga dikush që të më ndihmojë të ndryshoj, nga një mësues, një Perndi, një besim apo një sistem... atëhere çfarë bëhet?.. Para së gjithash mund të mos-pranoni çdolloj autoriteti? Në se mundëni, do të thotë se nuk jeni të frikësuar.


Atëhere ç'farë ndodh? Kur nuk pranoni një mashtrim që mbartni brez pas brezi, kur çliroheni nga çdo barrierë, çfarë ndodh? Keni më shumë energji, kështu nuk është? Keni më shumë aftësi, dinamikë më të madhe, më tepër ndjeshmëri dhe gjallëri. Nëse nuk ndjeni kështu nuk jeni liruar nga barriera, nuk keni hedh tej peshën pavlerë të autoritetit. Por kur ta keni hedh dhe keni atë energji që mungon frika, frika se mos bën gabim, frika se diçka bëhet drejt ose jo, atëhere kjo energji nuk është energji, ndryshim apo shndrrim.

Na duhet një sasi e madhe energjie dhe e shpërndajmë brenda në frikë,por kur ekziston kjo energji që vjen nga çlirimi i çdo lloj frike, kjo energji nga vetvetja e saj lind ndryshimin e brendshëm rrënjësor. Për këtë nuk mund të bëni asgjë.

Këtillësi keni mbetur vetëm me mëvetësinë tuaj dhe kjo është gjëndja reale e jetës e një njeriu që i përballom seriozisht të gjitha këto. Ndërkaq nuk kërkoni më nga dikush a diçka që të të ndihmojë, kjo do të thotë se tani jeni të lirë të zbuloni. Dhe kur ka liri, ka edhe energji. Dhe kur ka liri nuk mund të bëhet asnjëherë diçka gabim. Liria është krejt e ndryshme nga revolucioni. Nuk ka diçka si të drejtë e gabim në një veprim kur ka liri. Je i lirë edhe nga kjo gjëndje e energjisë. Kështu nuk ka frikë dhe një shpirt që s'ka frikë është përplot dashuri. Dhe kur ka dashuri mund të bësh atë që dëshiron.


-KRISNAMURTI- SHQIPËROI: ALUSH AVDULI

Comments


bottom of page