top of page
Search

NDËRTOJENI DHE RUAJENI SHËNDETIN MENDOR TË FËMIUT TUAJ / Dr.Rrezearta Sahitu

Prindër të dashur.Jeni ngarkuar me një detyrë të shenjtë:

- rritjen dhe edukimin e fëmijëve, në këtë detyrë ju jeni pasqyra e cila reflekton mënyrën dhe kufinjtë e sjelljes në sytë e fëmijëve tuaj. Për t’a kryer këtë mision të shenjtë në mënyrën më të mirë,iu duhet t’i ndiqni disa rregulla!

1.Rri i qetë! Një prind i qetë është rruga më e mirë dhe më e lehtë për caqet dhe qëllimet.

2.Dëgjojeni me vëmendje! Dëgjimi me vëmendje i kërkesave apo ideve të vogëlushëve tuaj,përpara se t’ua kumtoni mendimin tuaj,krijon tek ata ndjenjën e të qënurit fjala e tij e vlefshme për ju dhe gjithashtu stimulon tek ata ndjenjën e përgjegjësisë për atë që e thonë para të tjerëve.

3.Ndani ndjenjat sëbashku! Shfaqja e ndjenjave të tua para tij(sigurisht në kufi dhe varësi të moshës kronologjike të tij),krijon tek ai stimulimin dhe zhvillimin e inteligjencës emocionale dhe njëkohësisht edhe shfaqjen e ndjenjave të tij para jush.

4.Thuaja të vërteten gjithmonë! E vërteta e thënë në përshtatje më moshën dhe aftësitë e tij përceptuese,bën ,që ai t’a kthej në shprehi një gjë të tillë.

5.Bëhu model i sjelljeve të shëndetshme! Mos harro se fëmiu është imitatori më i mirë yti dhe i të tjerëve përrreth.Edhe atëherë kur mendon se,fëmiu yt nuk e ka vërejtur një sjellje apo thënie nga ju,engramet e tij veqse e kanë regjistruar në trurin e tij sjelljen apo fjalën tënde dhe në një moment të caktuar ai do veproj njëjtë dhe aq identikë sa ju do befasoheni.

6.Rrethoje me të rritur të shëndetshëm! Këtu bëhet fjalë me të rritur me sjellje të mira dhe të shëndetëshme ,në përputhje me normat etike dhe morale të shoqërisë.Në të kundërtën ,në të ardhmen,në familjen tuaj do ketë manifestime sjelljesh të cilat nuk I keni pasur më heret dhe të cilat nuk do iu pëlqejnë aspak!

7.Bëhu i qëndrueshëm dhe mbaj premtimet! Qëndrimi juaj strikt në mbajtjen e premtimeve e realizimin e atyre që ua keni premtuar,krijon tek fëmiu modelin e qëndrueshmërisë dhe jolojalitetit ndaj asaj që do t’i ndodh në jetë.

8.Fol i sigurt para tij! Kështu e mëson sesi të ndihet i sigurtë.

9.Besoj atij! Besimi në fjalët e tij(pahamendësuar)reflekton tek ai vetdijësimin se gjithmonë duhet thënë e vërteta.Nuk do gënjejnë!

10.Pyete hapur! Përdorimi i pyetjeve të hapura gjatë bashkëbisedimit me të,stimulon përparimin e funksioneve kohnitive tek ai.

11.Kalo kohë me ta! Gjetja e kohës për kënaqësitë dhe relakset familjare përqon tek fëmiu mendimin e duhur mbi rëndësinë e të qëndruarit sëbashku me familjen pavarësisht pengesave në jetë.

12.Limito kohën elektronike për të gjithë! Limitimi i kohës elektronike për të gjithë anëtarët e familjes,krijon shprehitë e dobishme në çfrytëzimin racional të kohës tek fëmijët.

13.Puthi dhe përqafoi! Ofrimi i dashurisë dhe ngrohtësisë,stimulon tek ai inteligjencën emocionale.

14.Mos harro puthjen në ballë! Nuk është rastësi shprehia e të vjetërve në puthjen në ballë të fëmijëve. Prapa ashtit ballorë gjendet lobi frontal i trurit dhe në të janë prezente,qendrat e funksioneve kognitive,me puthjet aty përqohet energjia pozitive ,stimulohen këto qendra dhe sëbashku më to edhe këto funksione të rëndësishme psiqike.

15.Praktikoni sëbashku teknikat e relaksimit! Praktikimi i teknikave të relaksimit sëbashku,qofshin ato edhe ushtrime të thjeshta trupore apo edhe vetëm ecje në natyrë,stimulojnë shprehitë e mbajtjes në formë të trupit dhe mendjes tek fëmiu.

16.Bëhu model i faljes! Kur t’i fal tjetrin apo edhe vet fëmiun për gabimet e bëra , përqon tek ai mesazhin e dhëmbshurisë dhe mirkuptimit për tjetrin.

17.Përgjigju menqur në situata të caktuara! Kur fëmiu juaj preket,emocionalisht,apo sillet jomirë,ti duhet të jesh ai që duhet të veprojë”me tru”sepse mund të krijosh thyerje shpirtërore tek ai ,të cilat nuk do mund të rikuperohen nga askush.

18.Përcjellja sjelljet! Sjelljet e fëmiut tuaj janë dritare nga e cila mund t’ia kuptosh ndjenjat dhe nevojat atij. Qasju mirë kësaj dritareje.

19.Vendos kufinj! Vënia dhe respektimi i kufinjëve ,te fëmijët jep porosinë e qartë se çka duhet e çka nuk duhet bërë.

20.Kurrë mos e friko! Frika e implantuar nga ju tek ai nuk sjell asgjë të mirë në krijimin e përsonalitetit të tij.

21.Mësoja se ç’është turpi! Njerëzit pa turp kanë çrregullim personaliteti.

22.Qëndro më të! Pavarësisht kohës dhe mundësive tuaja qëndroi pranë sa herë ka nevojë ngase kjo shton vetbesimin tek ai dhe besimin në ty. Suksese!

Dr.Rrezearta Sahiti Psikiatër për fëmijë dhe adoleshentë

Comments


bottom of page