Dy kreret do merren vesh
në shtator, o në tetor,
si bënë kulaçin përshesh,
do ta ndajnë posi lakror.
Do të ndahet gjithë tepsia,
të dy të jenë të kënaqur,
ja pse qengj kthehet lubia,
kot ka thirrur e ka llapur.
Çdo te thote turma si shtupë,
pra, veç dyshes dhe të tjerët?
Vogëlanët si liliputë
lëpihen e sus të mjerët!
Dy krerët si Çingis Khani
presin koka e ngrejnë fustane,
herë ti, herë unë i pari,
të tjerët të hedhin valle.
Ta dinē ata që s'e dinë,
ne të dy e shuajmë diellin,
tokën e bëjmë shkretëtirë,
errësirë e kthejmë qiellin.
Ti popull qëndro gatitu
dhe zërin shuaje fare:
po të thamë ne, shastisu!
Po të ftuam ne hidh valle!..
Miremengjes.net
Comments