top of page
Search

NE NJE DEGJESE TELEVIZIVE..

Nga Pajtim Çaushi


Tek tv top channel ne emisionin e zj Duma.

I ftuar z Belind Kellici, njeri prej kandidateve per kryetar Bashkie ne kryeqytet.

Objekti i bisedes: programi i kandidatit per zhvillimin e metejme te Tiranes.

Te ftuar gazetarja zj Juli Xhokaxhi dhe i perkedheluri i ekraneve z Curri, ndryshe "filozofi antik".

Zj Duma ne kembe me dore ne xhepin e veshjes (fund ose pantallon i shkurter, nuk i dallohet) ben nje rezume te gjate per kandidatin e ftuar dhe hamendesime per kulisa te ish partise se saj.

Pas parashtrimit te gjate, shikuesi priste qe te ftuarit t'i jepej fjala te fliste per ato qe premtionte ne program,

Eh, pritje e kote...!

Zj Duma gjithe qeshje e perdredhje foli rishtas kesaj here per posterin e Belindit me gishtin e mesit lart qe donte tua ngulte diku te korruptuarve.

Pas parashtrimit te dyte e ftoi me shume qejf e ngulm kandidatin qe ate gjest ta bente edhe ne studio. Zerit te saj te hareshem femeror iu bashkua edhe zeri "filozofik" i filozofit antik Curri.

Kalamendja hidh e prit vijoi gjate. Kandidati kundershtonte, ata kembengulnin si kalamajte ne lojen e pile poskes. Ngulmo e kundersho vazhdoi mbi tridhjete minuta.

E ndersa kohes televiozive te emisionit po i vinte fundi, zj Duma u kujtua per programin elektoral te kandidatit dhe nxiti shpejt e shkurt si me sms - te e celulareve:

- Kater shtylla ka programi yt. Ke nga nje minut per cdo shtylle elektorale. Jepi se koha mbaron.

Kandidati u rrek te prekte ndonje element te shtyllave, por sekondat fluturonin derisa mbaruan...

Dhe debati "elektoral" u sos...!

Dhe teleshikuesit "u sqaruan"...!

Pra, teleshikuesi iu dha informim tridhjete minutsh per gishtin e mesit te posterit dhe mjaftuan vetem kater minuta per te pertypur programin dhe premtimet e kandidatkryetarit.

Keshtu ndodh ne mediat "serioze"...

Votuesi eshte i detyruar te degjoje ate qe deshiron moderatori, jo ate per te cilen eshte i interesuar ai vet...!

Ja, kjo ndodhi mbreme me tre maj te vitit njezet e tre (pa mijeshet)...

Comments


bottom of page