top of page
Search

Nesër ku do jeni? Nga Raimonda Shundi Dervishi


Ne po ju ndjekim


Një ndalesë për krokodilat e skenës shqiptare


Zotërinj, ju që po mbani gjallë repertorin e teatrit. Ju që po mburreni për sukseset në përgjithësi e TUAJAT në vecanti. Harroni se ne jemi ketu dhe po shohim se gjithcka po e beni, i atribuohet vetem vetes dhe rrethin të ngushtë të lajkatërëve profesionist?! Si mund tju dalë jashtë vëmëndjes që ne jemi këtu e po ndjekim e konsumojmë kronikat tuaja.

Po shohim se si cv po ju shtohet e pasurohet, ndërkohë që shumë të tjerë sukseset që ju po shijoni falë jargavitllekut, militantizmit, famijaritetit ( e jo meritës), as që munden ti ëndërojnë se mund tu jepet mundësia e jo më të jënë pjesë e tyre. Si ka mundësi që ju del nga vëmëndja që kolegët, artëdashësit, krijuesit, profesionistët ,po ju shohin, ndjekin dhe perceptojnë katapultimet personale fal bonuseve shpërblyesea apo manipulimeve??


Mendoni se jemi qorra, të pa aftë apo të lehtë?? Ndaj, pak më shumë inteligjencë në menaxhimin e tullumbaceve tuaja të suksesit, pasi ato po ju nxjerin lakuriq. Ju a them nga pozicioni i vëzhguesit , e jo lakmuesit. Kuptoni se vetë pompa që po ju fryn e trumbeton si “Krokodilat e skenës apo artit shqiptarë”, nxjerr në pah prapaskenat tuaja klanore.

Ndaj , më kujdes kur lanconi se sa të mirë jeni, apo sa shumë po këputeni duke u lodhur në atë cka po shijoni pas cfilitjes suaj shumë vjecare. Kujdes, pasi ne jemi këtu e po ndjekim se cfarë po ndodh me teatrin, skenën, artin dhe ndërtesat e tyre. Ndaj, mos na shisni monogët apo dialogët tuaj publik në ekranet e ngercosur nga llaku partiak. Kursehuni se cdo ditë ju bën më pak të ndjeshëm e më shumë të urritur ndaj profesionit të ri që po përqafoni.


E KJO ju dëmton rëndë shendetin tuaj në përgjithësi, familjes në vacanti por ajo e komunitetit është edhe me e rëndë. Njeriu si qënje është i prirur drejt rehatisë përsonale, por mbinjeriu lufton fort ta coj në kahun tjetër. Luftë e egër kjo në xhunglën që po jeton i nderuar mik. Ndaj, ju po hubisni lidhjet me njeriun, humbisni raportin me kolegun, rrëfeni mostrën tuaj në shtratin e rehatisë familjare dhe jepni shëmbul të tmershëm fëmijes tuaj. Fëmija juaj është në rrezik i nderuar mik. Ka shëmbuj të frikshëm cdo ditë. Sheh e dëgjon gjithcka që për të mos i parë ne nga jashtë organizoni skenare pa fun. Ndërsa ai i SHEH. Komshiut kokëbosh i zilepsesh për fatin tënd, përpiqet të të IMITOI, ndërsa ti vet nuk di ku e ke humbur veten. Kolegët PËRFITUES luftojnë me mullijtë e errës dhe nuk dinë se nga cili të ruhen parë. Frustimi kolektiv tashme është kthyer në institucion. Drejtuesit 25- vjecarë kanë mbushur dikasteret qëndrore shtetërore, ndërsa arroganca djaloshare bashkuar me frymën e liderit ekzekuton ftohtë gjithcka njërëzore.


Aktorët e vërtetë tashmë ju kanë lënë në figurantët rrogëtarë që presin shpërblimin afatshkurtër. Kujtohuni se cka ndodhur me klanet historike që skanë munguar dhe nuk do të mungojnë kurrë , pasi kjo katëgori as ka mbarruar e as ka për të mbaruar. Por sot, është ndryshe. Sot ka më shumë se katër miliardë njerëz në mbarë botën që përdorin internetin dhe më shumë se tre miliardë të tjerë në botë përdorues muajor të medieve sociale. Rritja e tyre bën që të prek shpejt publikimet , postimet apo takimet me emrat e dashur tuajit. Dëshira për të rrëfyer sukseset ju evidenton qartazi se cilët jeni , madje edhe cmimin tuaj. Sot, ndryshe nga dje, jetojmë kohë ku këto mediat që ju po I përdorni si burim vetkënaqësie, ju nxjer saktësisht ashtu sic jeni, pa na lodhuar të qartësojmë të fshehtat tuaja. Madje edhe unë kam kurajon të shkruaj këto reshta fal këtij opcioni, por jo tuajit. Pra, këshilloj kujdes e kokën poshtë , për tu lënë vend edhe të tjerëve “ jo të klanit ”, duke lënë një fije shprese se situate nuk është kaq alarmante sac edhe me duket.


Detyrohem të shijojë tullumbacët tuaja me gjitë refuzimin organik. Por faktet janë aty. Po e ngrini kultin tuaj duke ju parë qartazi e në sy se ku con pangopësia e egoja, e kjo më trishton, ndaj po hedh këto rreshta.

Rrëfimi live i prapa skenave apo lodhjes suaj krijueso- klikuese, fatkeqësisht për ju por fatmirësisht për ne, na bën të shohim jo atë cka ju shfaqni. Unë them kujdes për etik, se në fakt kujdesit as që i shkon përshtat degradimit ku ka përfunduar situata. Duke i privuar vetes këtë dëshirë, ndoshta kështu mund ta shtyni edhe ca deri në momentin e mbërritjes së egoistit të rradhës duke e avancuar atë cka ju mundësuat karjerën personale.


Ndërkohë ju mbushni sallat e kinoteatrit me publikun e manipuluar dhe shtoni shijuesit e keq të corbës suaj. Kjo është paudhësi , e për këtë akt sic ndodh rëndomtë në shqipëri, nuk ka ende se kush të paguajë. Por,kujdes!! Ne që po ndjekim transformimin tuaj epik do jemi këtu edhe nesër. Ju, ku do jeni?

Comments


bottom of page