Nesër, tek Rr.Myslim Shyri biznesmenët dhe pronarët e dyqaneve në këtë zonë të njohur do të zhvillojnë një protestë.
Protesta konsiston në kundërshtimin e vendimit të Bashkisë Tiranë që të heqë parkingjet dhe të bëjë korsinë e biçikletave. Automatikisht këto biznese mbeten pa vend parkimi.
Nuk është hera e parë që Bashkia ngushton rrugët edhe kur ska vend për të bërë korsinë. Shumë mirë të bëhet korsia, por në shumë raste më shumë prish punë sesa ndreq duke ngushtuar rrugët në shumë segmente dhe duke cënuar jo vetëm interesat e bizneseve por edhe rritur rrezikshmërinë në rrugë.
Comentarios