Nga Agron MEMA
Gjurma që lë me veprmtarinë tënde në jetë, qoftë në kontribute shoqërore e qoftë në detyrat shtetërore, të skalit fuqishëm në memorien e jetës dhe mbetesh përjetësisht në mosharresë rrethuar me respektin e komunitetit.
Athere vdekja mbetet vetëm një proçes biologjik fizikisht, por jo të të rrëmbejë në vorbullat e asgjësë.
Athere ti ke jetuar, ti ke punuar, ti i ke dhënë shoqërisë aq sa mundesh me dijet dhe aftësitë e tua që nuk i kurrseve kurrë në interesin njerëzor.
I tillë është edhe personaliteti i ish deputetit të ndjerë Nexhmi Hoxha.
Pavarsisht se nuk i ndriti fati, ai mbetet edhe sot vezullues në respektin dhe admirimin e elektoratit të tij, Konispolit. rrallë, për mos të thënur fare, dëgjon fjalë të papërshtatshme, ose kritike për të.
Themi nuk i ndriti fati sepse ai u largua nga kjo jetë, për të shkuar në përjetësi, fare i ri, në moshën 41 vjeçare, atherë kur qe në pikën kulminante të aftësive dhe inteligjencës së tij.
Lindi në qytetin e Konispolit më 1953. Vështirësitë e kohës nuk ja ndalën hovin në rrugëtimin drejt përsosjes së dijeve duke i dhënur rëndësi maksimale arsimimit. Kështu arrin të mbarojë Institutin Bujqësor të Kamëzës me rezultate të larta dhe të emërohet si agronom në qytetin e tij të lindjes, Konispol.
Rezultatet e larta në rendimentet bujqësore e blektorale të kooperativës së Konispolit bënë që pushteti i asaj kohe t'a emërojë në detyrën e kryetarit të kooperativës së Konispolit, ku rritmet e prodhimeve shkonin përherë në ngritje. PPSH-ja ja vlerëson punën dhe e dërgon në shkollën e lart të partisë "V.I.Lenin". Pas mbarimit të kësaj shkolle caktohet si sekretar i byrosë së partisë së kooperativës së Konispolit, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 1990, vit që u zgjodh deputet i Kuvendit Popullor të Shqipërisë deri në vitin 1991, vit që largohet dhe nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë. Por si mundëm të njihemi me figurën , kontributet dhe personalitetin e tij? Në shëtitoren e Sarandës përditë bën shëtitjen rituale një grua e moshës së tretë, një grua që di të vishet thejshtë dhe bukur, ku vetëm thinjat e saj të bardha të kujtojnë moshën e saj.
Ajo përshëndetet me njerzit me buzëqeshjen e saj karakteristike, të ëmbël, respektuese e mirënjhëse ndaj bashkëqytetarve. Të gjithë i thërrasin "deputete". Kjo më bëri përshtypje dhe një ditë e ndala. Qëndroi dhe më përshëndeti me mirësjelljen e saj. Më ftoi për kafe. Aty më tregoi arsyen se pse qytetarët e saj e thërresin "deputete", thjeshtë në kujtim dhe respekt të të shoqit. Pastaj tregon se si u njohën e si lidhën jetën bashkë.
Asokohe, vajzë e re dhe e bukur, punonte në spitalin e Delvinës. Propozimin e Nexhmiut për martesë nuk e priti me nxitim. Xhaxhai i saj bëri një takim me të dhe pas takimit i tha se nuk duhej të druhej, është djal i mirë, mos e humb fatin. Dhe kështu rrodhi jeta e tyre, e qetë, e lumtur deri sa fati i keq i ndau duke ua lënur vendin kujtimeve dhe albumeve fotografike, madje si për çudi, të qe më e besueshme, nxorri nga çanta një tufë fotografish të cilat disa po i botojmë.
Ja,-më thotë,-e mbaj me vete bashkëshortin kudo edhe në xhiro, edhe në kafe, edhe kudo, kudo ku shkoj. Nuk e kuptoj dot veten pa të. Në jetë më dha dashuri e lumturi, pavarsisht se jashtë familjes qe tip i mbyllur e nuk fliste shumë, por qe hallezgjidhur për njerëzit. Kështu ndahemi me Thëllëzën dhe vetëtimthi na shkon medja se vërtetë dashuri e vërtetë ngre kalanë më të lartë e më të fuqishme në jetë, më qëndrestaren e më të lavdishmen.
Comments