top of page
Search

Nga Cikli: “Si grabiten shqiptarët” nga Dr.Zef Preçi

Eshte interesante te vezhgosh marredheniet e qeverive shqiptare me koncesionaret grabites te pasurive dhe fondeve publike gjoja “ne emer te zhvillimit” te sektorit te sherbimit ku ushtrojne aktivitetin e tyre keta te fundit apo te infrastruktures perkatese.

Se pari, retorika politike ndaj kontratave koncesionare te nenshkruara nga administratat parardhese ishte dhe eshte tejet populiste dhe agresive, gjithnje duke leshuar lote krokodili per pasurimin jashte kushteve te tregut dhe me norma te larta fitimi monopol, per perfitimet e dyshuara korruptive te politikaneve firmoses te ketyre kontratave, per varferimin qe keto kontrata ju sjellin qytetareve shqiptare, etj.

E pra, keto konstatime pergjithesisht te verteta, mund t’i realizoje edhe nje “qytetare mesatar” qe nuk disponon as te dhenat argumentuese ne shifra dhe as aparatin profesional te analizes per “perkthimin” ne nje gjuhe te kuptueshme per qytetaret, qe presupozohet ta zoterojne politikanet. Si perfundim, sot ne institucionet e shtetit rralle gjen ndonje denoncim te argumentuar qe jo vetem i ve ne levizje keto institucione, por edhe i shtyn realisht te mbrojne interesat publike.

Se dyti, mbas ardhjes ne pushtet te nje maxhorance, retorika luftarake populiste kunder kontratave koncesionare dhe PPP-ve qe demtojne interesat publike shnderrohet brenda si me magji ne te kunderten e vet.

Ajo zbutet dhe behet me miqesore dhe gjenden shtigjet qe te “vazhdoje puna”, shume-shume me ndonje ndryshim nenkontraktoresh (nenkupto: perfituesish okulte), etj. Publikut i thuhet ne ze dhe nen ze se keto marreveshje jane miratuar nga Kuvendi, dmth do te penalizohet Shqiperia (sepse ata qe firmosen dhe firmosin jane vetem perfitues neto votash dhe miliona Eurosh), ndersa faturen e kripur e paguan si gjithmone konsumatori, taksa-paguesi, votuesi... A nuk ndodhi keshtu psh me “rinegocimin” e kontrates se skanimit te kontejnereve me Rapiscan-in shqiptar prej 215 milione Eurosh qe eshte ne fuqi edhe sot e kesaj dite? Madje te akuzuarit si autore dhe perfitues te asaj kontrate jo vetem qe nuk u dhane kurre per ndjekje penale, por edhe u graduan pak vite ne vone... shembuj te tille ka plot dhe cilido mjafton te kujtoje psh se si maxhoranca aktuale premtoi “t’ja ktheje naften popullit” dhe ja “ktheu” nja dy a tri here te parit “biznesmen serioz amerikan” qe u shfaq ne krah te drejtuesve kryesore te qeverise duke ju lene qyetareve shqiptare vec cmimit te larte dhe cilesise se ulet qe shkaterron ambjentin edhe shendetin, edhe disa fatura prej qindra milione Eurosh taksa te vjedhura “diten per diell” nga klientet e qeverise...

Se treti, ne kushtet kur kontratat PPP dhe koncesionet firmosen me afate tejet te gjata sipas interesave te oligarkeve dhe ne dem te interesave publike, atehere edhe mekanizmi i bashkejeteses se ketyre te fundit me politikanet perfitues te radhes mbetet zgjatja e metejshme e ketij afati.

Ne Shqip kjo do te thote vazhdimi i grabitjes “me ligj” te fondeve dhe te pasurive publike, por duke krijuar mundesi per perfitime per cilindo qe ka pushtet, vec sovranit qe rri e degjon fjalimet dhe videot 4D per te mirat e qeverisjes ne kohen e ardhshme, perndryshe ne ..”jeten e pertejme”... Cili qeveritar mund te mbroje edhe sot para publikut zgjatjen e afatit te koncesionit te aeroportit te Rinasit?

A u ulen per kete shkak cmimet e biletave te udhetimit permes ketij zgjatimi te afatit te kontrates koncesionare dhe lidhjes se ketij vendimi me krijimin e kompanise fantazem kombetare te aviacionit publik me kapital shteteror Turk dhe aksionere te cuditshem private ne te? Nuk po flas per aeroportin imagjinar te Vlores dhe fluturimet me avione Turq te riemertuar cuditshem, por me cmime serish “te kripura”... E sot behet me dije se edhe koncesionit te kontrollit teknik te automjeteve i eshte rinovuar kontrata.

E kjo ndodh kur qeverise i eshte rekomanduar me shume se njehere dhe publikisht nga KLSH dhe Autoriteti i Konkurrences hapja e ketij tregu me qellim lejimin ne te te operimit jo te nje kompanie te vetme si sot, por te disa kompanive te tilla si rruga qe krijon konkurrencen, permireson sherbimin dhe ul cmimin e sherbimit per qytetaret. Interesat e kujt mbron zgjatja e kontrates perkatese koncesionare? Te publikut jo. Kontrata te tilla zgjaten edhe ne bote, por kjo quhet rinovim i kontrates ne te njejtat kushte kur nga afati i pare jane arritur treguesit e performances. Institucionet pergjegjese shqiptare duhet te publikojne kontratat koncesionare dhe kushtet e tyre, treguesit e performances dhe realizimin hap mbas hapi, vit mbas viti te ketyre treguesve. Perndryshe organi i akuzes, i deformuar (sic eshte sot) apo i reformuar (sic deshirojme te jete neser) sebashku me SPAK (kurdo qe te krijohet) duhet te veproje per te mbrojtur ligjshmerine e interesave publike.

Te jemi te qarte: qytetaret po varferohen per dite e me shume dhe as blerja e mas-medias, as perdorimi i parave publike per te financuar kompani te posacme per shplarje truri duke hequr nga Youtube videot komprometuese te “udheheqesve” duke lene ne te vetem propaganden bajate tashme te daleboje te dites, nuk krijojne dot me imazhin e Shqiperise virtuale per te mbytur zerin e Shqiperise reale qe po lengon nga varferia, korrupsioni dhe mungesa e shpreses per t’u bere nje vend i jetueshem. Ndersa cfaredo argumentimi gjoja ne emer te neoliberalizmit i situates katastrofike te krijuar ne keqperdorimin e kontratave koncesionare dhe atyre PPP ne ekonomine Shqiptare nuk eshte gje tjeter vecse “krehje bishti” ndaj oligarkeve dhe tregues i shterpesise se ideve dhe simbiozes se rrezikshme te qeverise me keto te fundit.


Eshte koha qe kjo lloj ekonomie hibride te kapitalizmit kaotik dhe pa rregulla loje qe garantojne konkurrencen e lire ne tregje te ndryshoje, dhe pergjegjesia e ndryshimit bie mbi te njejten elite politike ne pushtet dhe ne opozite qe eshte pergjegjese pjeserisht a plotesisht, direkt ose indirekt per gjendjen e krijuar. Dmth nuk mjaftojne lojerat politike me “rishikim te Kodit Zgjedhor”, etj., por duhet shkeputje nga kontrolli i oligarkise dhe simbioza e rrezikshme e klases politike sunduese me te.

Yorumlar


bottom of page