Analizë nga Dr. Lorenc Gordani
Se pari ligji 38/2021 nuk synon dhënien e një të drejte me koncesion/PPP, por krijimin e hapësirës ligjore të kontraktimit direkt të shoqërisë “Bechtel” për projektimin dhe ndërtimin e HEC-it të Skavicës, në përputhje me kushtet e parashikuara në ligj.
Zbatimi i kontratës për fazën e parë të projektit ka filluar tashme.
Produktet e fazës së parë, miratohen nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për infrastrukturën dhe energjinë dhe shpenzimet mbulohen nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare.
Kontrata e fazës së dytë pas miratimit të kontratës me Bechtel-in për projektimin dhe ndërtimin e HEC-it të Skavicës, ministri përgjegjës për infrastrukturën dhe energjinë krijon një njësi të veçantë për zbatimin e këtij projekti.
Ministri cakton kryetar dhe anëtarë të njësisë së zbatimit të projektit ekspertë inxhinierë, juristë dhe ekonomistë, që ndjekin zbatimin e kontratës së bashku me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare.
Bechtel-i mund të caktojë një nga filialet e tij për të nënshkruar kontratën me autoritetin kontraktues, me miratimin e këtij të fundit.
Një “filial”, sipas kësaj pike, ka kuptimin e një shoqërie nën kontrollin direkt ose indirekt të Bechtel-it. Pra “Bechtel” dhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do te kenë një kontratë e tipit “Engineering, procurement, and construction (EPC)”, ku kjo shoqëri do të marrë masat e nevojshme për projektimin dhe ndërtimin e kësaj vepre.
Për kontratën e dytë,Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po bashkëpunon me Korporatën Financiare për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (DFC) dhe me Shoqërinë “Bechtel International Inc.” për sigurimin e financimit të huaj, i cili do jetë në formën e kredisë.
Pra, pronësia do t’i mbetet KESH, por pikërisht bashkëpunimi dhe sa realizuar ne fazën e pare nga Bechtel, synon te mundësoj gjetjen e opsionit te financimin e duhur të projektit, që të jetë i pranueshëm për qeverinë e Republikës së Shqipërisë.
Comments