
Ninanana e engjëjve
Mos vdis…
Kur drita e hënës endet mbi botë.
Mos vdis…
Kur mjegulla përndahet
mbi ëndrra të mërguara.
Mos vdis…
Kur ditënata barazohet
me tingujt e shpirtit.
Mos vdis…
Kur qirinjtë puthen me lutjet.
Mos vdis…
Kur erëmimi i gardeniave
stolis vellot e bardha.
Mos vdis…
Kur bulëzat e vesës
vallëzojnë me fijet e barit.
Mos vdis…
Kur qielli murmurin
ninananën e engjëjve.
Gladiola Jorbus

Comments