Nga miremengjes.net
Në Sarandë ekipi i "Nisma e Luleve" dje zhvilloi aksionin e saj të fundit për këtë vit. Nga deti u nxorrën 60 goma në këtë aksion. Në një postim në facebook:
"Sot nxorrëm 60 goma të tjera (kryesisht goma me përmasa të mëdha).
Në total arritëm 1284 goma dhe rreth 36 000 bidona, shishe dhe kanaçe të nxjerra."
Më tej në postim:
Ajo që po bëjmë nuk është thjesht pastrim deti. Qëllimi jonë përmes qëndrueshmërisë është të tregojmë se punët duhen bërë të plota dhe me ndërgjegje.
Duam të tregojmë se vendi ndryshohet nëse secili nga ne bën pjesën e vetë. Duam të protestojmë duke treguar problemin lakuriq dhe duke dhënë alternativën se si mund të zgjidhet. Duam të shkundim nga gjumi shoqërinë e cila duket e demoralizuar dhe duket sikur e pret ndryshimin nga qielli.
Nuk po nxjerrim veç goma, po ulërasim duke mos folur por duke punuar se nuk ka rrugë tjetër për të realizuar ndryshimin veç rrugës së punës.
Duam të falenderojmë shumë ekipin që është angazhuar në këto muaj me këtë kauzë"
Një nga aktivistet e njohura të kësaj nismë, Agustela Thoma shprehet:
"Për të gjithë ata që mendojnë se të sjellësh një ndryshim në vendin tonë Shqipëri është = të jesh i çmendur, doja të thoja se të sjellësh ndryshim është vetëm të jesh punëtor dhe një shembull i mirë për shoqërinë...
Është demostruar më së mirë nga Nisma e Luleve këto dy vitet e fundit se ajo që thuhet, bëhet;
Mjafton të Besojmë, Veprojmë dhe Shpresojmë se një ditë do të bëhet më mirë"
.
Comments